Drejtësia e munguar

medai-shaholli-532x330.jpg

Shkruan: Medai Shaholli

Drejtësia dhe shteti i  së drejtës  vazhdojnë të mungojnë  në Maqedoni qëkurse ajo ekziston  si FYROM apo me një emërtimi tjetër. Por, me vizionin që ka dhe rrugëtimin që ndjek në kapjen e shtetit,  ajo tashmë është shëndrruar një vend antidemokratik,  ku liria dhe të drejtat e qytetarit nuk respektohen,  dhe dita- ditës  ajo rrëshqet drejt shtetit autoritar .Ajo është një vend ku është instaluar autoritarizmi i  Car Nikollës, i cili bën ligjin me “dorën e fortë të Maliqit”, ndërsa  demokracitë perëndimore si SHBA -BE, po  heshtin disi para fakteve kokëforta të vendosjes së pushtetit absolut  të “Carit të ri në ballkan”.Ndërkombëtarët duken më shumë të angazhuar  me procesin e miratimit të reformës së drejtësisë në Shqipëri,për të arritur kompromisin mes palëve që ajo reformë e shumëpritur në drejtësi të realizohet.Përpjekje të tilla janë të mirëseardhura  si ndihmesë në vendosjen e shtetit ligjor jo vetëm në Shqipëri, por pse jo medhe këtej gardhit në Maqedoni. Siç duket SHBA -BE, e kanë  toleruar si  shumë  forcimin e pushtetit  Car Nikollës, dhe qasjet e tija autoritariste e diktatoriale në  qeverisje.

Deri ku ka për të shkuar kjo prirje autoritare për të kapur shtetin në  dhe pushtetin në shërbim të tij ,do të varet shumë edhe nga qënrdimi që do të mbajnë shqiptarët  në javët e ardhshme  në protestat masive antiqeveritare  për ta rrëzuar përmes revolucionit të protestës popullore apo do të qëndrojnë indiferent për të ardhmen e tyre.Një tjetër faktor shqetësues për shqiptarët  në Maqedoninë e sotme është edhe qëndrimi permanent destruktiv dhe antishqiptar i aleates së përherëshme të VMRO-së ,”zuskës” tashmë të njohur DUI , e cila i ka mbajtur ison Grujos   me politikat antishqiptare  në qeveri . Që nga bashkëqeverisje e parë e deri më sot, Ali Ahmeti dhe  DUI, për të gjitha padrejtësitë  që u janë bërë shqiptarëve  në vite, nuk kanë guxuar t’i thonë partnerit të saj: ndal revanin antishqiptar, Car Nikolla! Përkundrazi ,ata kanë miratuar ç’do ligj dhe vendim që prek interesat kombëtare shqiptare ,si shërbetore të dëshmuara të pushtetit një nacional maqedon.Përshkallëzimi i revoltës popullore në javët që do të vijnë duhet t’i mobilizojë shqiptarët në protesta antiqeveritare qoftë duke u solidarizuar edhe me opozitën maqedonase (me  garanca të forta  ndërkombëtare  si kusht për ndryshimet e kushtetuese dhe statusin e barabartë, si minimum të kërkesave shqiptare )  deri në rrëzimin dhe demaskimin e kësaj qeverie antishqiptare. Shqiptarët nga Kumanova martire, Shkupi i  Dardanisë së vjetër, Tetova dhe Gostivarit i Pollogut  ,Kërçova dhe Dibra ,Struga dhe Ohri  të mbushim sheshin para Parlamentit në Shkup,  në protestën e 9 Majit,si simbolikë e  datës së rënies së naz-fashizmit në luftën e dytë botërore.Më 9 Maj duhet protestuar për t’ia dhënë dërmën kësaj qeverie gangsterësh.Më 9 Maj shqiptarët duhet të vrasin frikën para dhunës së pushtetit.Më 9 Maj shqiptarët duhet të jenë së bashku me ditën e europës.Koha e pritjes dhe e premtimeve boshe nga DUI ka mbaruar para shumë vitesh.Të gjithë në protestën shqiptare të 9 Majit për kauzën tonë .Për liri dhe dinjitet kombëtar!

Komentet

Leave a Reply

Top