Loading...

Dridhet BDI-ja, përplasen Hazbi Lika e Bujar Osmani

Ahmeti-Osmani-Lika-520x277.jpg

Burime partiake kanë thënë se në BDI ka ndodhur një dridhje e madhe, transmeton Gazeta Lajm.

Sipas këtyre burimeve që dëshirojnë të mbeten anonime, përplasja ka ndodhur mes zëvendës kryeministrave Hazbi Lika dhe Bujar Osmani.

Shkak për këtë përplasje thuhet se janë politikat e pasusksesshme të Osmanit në sferën e eurointegrimeve dhe tendenca e tij që këtë mosuskses ta mbulojë duke u përzier në sfera tjera që nuk janë në kompetencat e tij, gjë që i ka penguar Hazbi Likës.

Këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga BDI, kurse burimet tona nuk tregojnë se cilën anë në këtë “përplasje” e ka marrë kryetari i partisë, Ali Ahmeti./Lajmpress

Komentet
Top