Loading...

Dridhet merkato: Këta janë sulmuesit e klubeve gjigante që do të shkaktojnë ‘tërmet’ gjatë verës

europa.jpg

Sulmuesit më të mëdhenj të klubeve gjigante në Europë mund të shkaktojnë ‘tërmet’ në tregun e transferimeve gjatë verës, pasi për shumicën prej tyre po përflitet që mund të ndërrojnë klube për shuma astronomike dëmshpërblimi, transmeton Gazeta Metro.

Me disa prej këtyre lëvizjeve lidhet Real Madridi, klub që në përgjithësi ka pasur sezon negativ dhe kërkon të rinovojë sulmin e ekipit të Zidane.

Gareth Bale është i pari që përflitet për një largim të madh. Uellsiani që u ble nga Tottenham për 101 milionë euro mund ta gjejë veten në Angli, pasi karriera në Madrid nuk po i ecën si duhet për shkak të lëndimeve.
Galaktiku tjetër që mund të largohet është Karim Benzema. Francezi nuk ka kënaqur tifozët me paraqitjet, kurse mediat tashmë po raportojnë që zëvendësuesi i tij mund të jetë Robert Lewandowski, të cilin Bayern është i gatshëm ta shesë për më shumë se 100 milionë euro.

Gjiganti tjetër nga Spanja, Barcelona, e ka gati blerjen e Antoine Griezmann për 100 milionë euro nga Atletico këtë verë, kurse klubi madrilen e do Edinson Cavanin nga PSG’ja si zëvendësues të tij. E kur jemi në Paris, flitet për një lëvizje të Neymar për të cilin interesohet Real Madridi.

Në Itali raportohet për një interesim të Realit për Mauro Icardin e Interit që gjithashtu mund të blihet për një numër nëntë shifror, pasi po shkëlqen me Interin në Serie A, ashtu siç po ndodh me Mohamed Salah të Liverpoolit.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media