Dua Lipa afër 1 miliardit, kjo do të jetë rekord

rs-dua-lipa-6bc8bc2a-493d-4a51-9e8f-e8cfdd9d0559.jpg

Dua Lipa ndoshta mund të ketë ecur përpara me projektet muzikore, por njerëzit nuk janë ende gati të lënë pas “New Rules”.

Ndërsa po përgatitet për të publikuar këngën e re “IDGAF”, të premten, suksesi i saj botëror vijon të ngjitë shkallët në klasifikimeve.

“New Rules” arriti një pik të ri pas 23 javësh klasifikimi dhe është shumë pranë hyrjes së parë në Top 10 hit në SHBA. Poashtu videoklipi i saj ka gati 900 milion shikime dhe shumë shpejt pritet të kalojë 1 miliardin dhe të jë jetë shqiptarja e parë në botë me 1 miliard vizita në Youtube njëherit edhe më e njohura në botë, transmeton portali Shqipmedia.

Për çdo artist që ndodhet në Top 40 në SHBA është një arritje e madhe, për mos të folur për dhjetëshen më të mirë, që këngëtarja me origjinë kosovare ndoshta mund ta prekë shumë shpejt, pasi këtë javë u ngjit në vendin e 11-të.

Dua Lipa është e para këngëtare britanike që ka pasur një sukses të tillë në SHBA, padyshim edhe grupi “One Direction”, dhe sipas medies, nuk ka tjetër artist që ta meritojë më shumë se ajo.

Top 10 në SHBA kryesohet nga “Perfect” e Ed Sheeran në duet me Beyonce, e ndjekur nga “Havana” e Camila Cabello me Young Thug dhe “Rockstar” e Post Malone me 21 Savage.

Komentet
Loading...
Top