Dua Lipa ironizon veshjen e Rita Orës në koncertin në Prishtinë

ebe80b59e77fae917b50e490115af024.jpg

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora performoi mbrëmjen e 17 shkurtit në Prishtinë, në kuadër të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Rita kishte zgjedhur të vishej me një kostum kuqezi, që ndoshta disa e paragjykuan, pasi ishte shumë provokues.Gjithsesi, ajo është një divë e muzikës botërore, dhe veshje të tilla skena i pranon. Nga ana tjetër këngëtarja po nga Kosova, Dua Lipa nuk pranoi të vinte në Kosovë falas, siç erdhi Rita.
Ajo madje në një postim në Instastory duket që ironizon veshjen e saj në koncert. Dua ka publikuar një foto të Borat me veshjen e tij të famshme, dhe duket si një kunj për kostumin e Ritës në Prishtinë.Nuk dihet se çfarë nuk shkon mirë mes vajzave, pasi edhe Rita kur u pyet në konferencën për shtyp në Kosovë, se a do të bashkëpunonte ndonjëherë me Dua Lipën, e anashkaloi si pyetje.

Komentet
Loading...
Top