Dua Lipa shqiptarja më e njohur në botë pas Nënës Terezë – VIDEO

dua-lipa.jpg

Si fillim publiku u njoh me Dua Lipën kur ajo po ushtronte karrierën si modele. Por, me kalimin e viteve ajo filloi të merrej dhe me muzikë.
Sapo e dëgjon zërin e saj, e kupton se është ai që e bëri këngëtarën që shumë shpejt të depërtojë në muzikë, duke krijuar menjëherë simpatinë jo vetëm të vendit ku ajo jeton, Londrës, por mbarë botës.Këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë është bërë yll i muzikës ‘pop’. Frymëzimi më i madh i këngëtares ishte babai i saj, Dukagjini, i njohur në Kosovë me grupin e tij të muzikës rock, “ODA”.

Me “New Rules” ajo kaloi çdo limit. Projekt ky me të cilin Dua Lipa arriti të mbledh plot 1 miliard klikime, ku u bë artistja më e re femër e cila theu këtë rekord.

Në mesin e shumë yjeve botërore si Taylor Swift, Justin Bieber, Bruno Mars, John Legend, Ariana Grande , Psy, Jennifer Lopez, është dhe Dua Lipa tashmë me “New Rules”, ku radhitet në mesin e 100 këngëve më të dëgjuara në historinë e YouTube.

Komentet
Top