Loading...

“Dukej sikur ishte Messi”, Panucci nuk kursehet: Durmishaj? Nuk ka këllqe

auto_panuci11-470x33811504414109.jpg

Christian Panucci, trajneri i kombëtares shqiptare ka dalë në konferencë para mediave në prag të ndeshjeve eliminatore të Euro 2020. Turqia dhe Andorra janë dy kundërshtarët me të cilët do të përballen kuqezinjtë dhe pritshëmritë për të marrë pikë në këto sfida janë të mëdha.

Tekniku ka shpjeguar se disa zgjidhje kanë qenë edhe për çështje teknike. Nuk mund të mungonte as një koment për çështjen Durmishaj.

Vrioni dhe Mihaj u “dogjën”, mund të përdorej edhe kjo me Durmishajn?

“Vrioni do të bëhet i rëndësishëm për Shqipërinë. Kam marrë vetëm 2 sulmues, si zgjidhje. Pastaj do të shikojmë nëse do të luaj me Greqinë Durmishaj. I respektoj edhe ata që kanë zgjedhur për të luajtur me kombëtare të tjera. Problemi është se njëherë thonë po, pastaj jo, pastaj të fikin celularin, pastaj të merr menaxheri të thotë është me pushime.

Këta që bëjnë kështu nuk do të bëhen lojtarë të vërtetë. Nuk duhet të bëjnë këto lëvizje. Nuk kanë këllqe. Nuk po flas për asnjë në veçanti. E kuptoj menjëherë nëse një lojtarë do të vij apo jo. Nuk na bëjnë dot për budallenj. Po apo jo, nuk ka të mesme. Këtu vë bast. Nuk do të bëhen asnjëherë i rëndësishëm. I madh fare, e lëmë këtë pjesë. Do të flasim pas 2 vjetësh.

Po u tregoj një rast, ishte një lojtarë kur shkuam e pamë. Erdhi babai, daja, kryetari i bashkisë, menaxheri, dukej sikur ishte Messi. Tani nuk e di ku luan. Përgjigja e tij ishte se nuk e di çfarë do të bëj. I thashë drejtuesit të federatës se këtij do t’i vëmë kryqin”, ishte komenti i trajnerit.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media