Loading...

Dukja e pasardhësit të Bugatti Chiron (Foto)

d51504516468.jpg

Bugatti Chiron ka një pamje të mahnitshme, që shoqërohet me shumë fuqi dhe mundësi për lëvizje të shpejtë.

Por, kjo nuk i mjafton entuziastëve të makinave të shpejta, që kanë menduar se si do të duket pasardhësi i këtij modeli, që do të lansohet pas 15 vitesh.

Makinës me mundësi të mëdha erodinamike, që me 1,497 kuajfuqi mund të arrijë deri në 420 kilometra në orë, i janë bërë disa ndryshime të dukshme.

Grillit të njëjtë i është shtuar një pjesë më poshtë, kurse krahu i pasmë është zëvendësuar me një fletëz.

Anësoret janë shumë më rrumbullake, derisa e tërë vetura është shumë më e ulët dhe në bazë të imazheve, mund të lëvizë nëpër të gjitha terrenet.

Megjithëse zyrtarë nga Bugatti kanë paralajmëruar ndryshime të mëdha, këto janë vetëm spekulime dhe nuk ka asgjë konkrete.

Komentet
Top