Loading...

Duraku i Aleancës ka disa fjalë për Vesel Memedin

Shefik_Duraku.jpg

Shkruan Shefik Duraku-Haraqine

I nderuari ,,Krietar” i Koalicionit me 1500 vota,fillimisht të uroj për detyrën e re si Zëdhënës i BDI-së dhe të urojmë suksese në punë. Kurse,sa ju takon akuzave që i drejtoni drejtë Ziadin Selës,duam të përkujtojmë se Ziadin Sela dy vjet ju ka mbajtur në kurriz dhe ju bëri Deputet,këtë më së miri e dini Ju i nderuar Zëdhënës i BDI-së sepse këtë e vërtetuan dhe rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale. Koalicioni juaj mori 1500 vota dhe Ju ende keni guximin të flisni në emër të popullit. Se kush është Ziadin Sela dhe me kend bashkpunon e dijnë më së miri Shqiptarët. Akuzat e juaja janë thjeshtë trillime për të dëshmuar vazalitetin tuaj ndaj pushtetit të cilin aq shumë e doni. T’ju shërbej në nderë,kuptohet nëse keni nderë,e gjithë ajo që thoni. Edhe një her ju urojmë për postin e ri të Zëdhënsit të BDI-së.

Komentet
Top