Loading...

Dy aksidente të rënda në Tetovë

foto.gif-500.gif

Një vajzë 13 vjeçare është lënduar në një aksident rrugor në fshatin Bogovinë të Tetovës. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të shkollës, ku vajza është përplasur nga një veturë “Ford” e drejtuar nga një 57 vjeçar, banor i fshatit Radiovcë. Nga lëndimet e mara vajza është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku pasi i është dhënë ndihma mjeksore, është lëshuar në shtëpi, transmeton Shqipmedia.

Në Tetovë ndodhi edhe një aksident rrugor pothuajse në të njejtën kohë, por në anën e kundërt – në rrugën Tetovë – Jazhincë, në fshatin Tearcë. Janë përplasur dy vetura – “Peugeot” e drejtuar nga 65 vjeçari H.I. nga Tearca dhe “Daewoo Lanos” e drejtuar nga G.C.(42) nga Reçica e Vogël. Vozitësi i veturës “Peugeot” me lëndime të rënda trupore është mbajtur për mjekim në Spitalin e Tetovës. Dëmi material vlerësohet me mbi 70 mijë denarë./Shqipmedia

Foto ilustrim.

Komentet

Leave a Reply

Top