Loading...

Dy deputetët shqiptarë me mungesa më të shumta në parlament

parlamenti_i_maqedonise_e1332876121895_315322257.jpg

Nga qershori deri në dhjetor të vitit te kaluar Kuvendi i Maqedonisë ka mbajtur 32 seanca, prej tyre 25 seanca pune, pesë për pyetje deputetësh dhe dy fjalime. Gjatë kësaj janë sjellë 396 ligje, pjesa më e madhe ose 212 janë nga sfera e ekonomisë, 107 nga veprimtaritë publike dhe 76 nga fusha e sistemit politik.

Karakteristike për këtë periudhë të punës së Kuvendit është përfshirja e deputetëve të opozitës.

Sipas numrit 16 të publikimit “Deputeti im” në Kuvend gati se nuk janë parë asnjëherë Menduh Thaçi i PDSH-së dhe Ali Ahmeti i BDI-së. Ata si në pjesën e parë të vitit 2015 edhe tani kanë më shumë mungesa të arsyeshme. Thaçi nuk ka qenë prezentë 78 herë ndërsa Ahmeti 72 si dhe deputeti Hazbi Lika i cili ka 72 mungesa, transmeton Shenja.

Listën e deputetëve që nuk kanë mungesa në seancat plenare e udhëheq kryetari I Kuvendit, Trajko Veljanovski, ndërsa prapa tij janë Rafiz Aliti, Lupço Dimovski, Kaltrina Azizi, Ivan Ivanov.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media