Loading...

Dy persona i rrahin me grushta policët në Tetovë, ja ngjarja si ndodhi

Tetova.jpg

Një incident ka ndodhur në një kafene në Tetovë. Rreth orës një pas mesnate, D.P (1992) pronar i objektit hotilerik “Merak” ka denoncuar se D.F dhe J.N e kanë kërcënuar atë dhe e kanë sulmuar fizikisht.
Rreth orës 00:30 të denoncuarit në gjendje të alkoolizuar kanë dashur të ndeshen fizikisht me një pjesë të mysafirëve në lokal, pas çka D.P i ka qetësuar dhe ju ka thënë që të ulen në vendin e tyre.
Më pas në lokal kanë ardhur zyrtar policor dhe situata është qetësuar. Por, me të larguar policia nga vendi, të denoncuarit kanë filluar ta kërcënojnë përsëri pronarin e lokalit madje e kanë sulmuar edhe fizikisht.
Në lokal përsëri ka arritur policia, ndërsa të denoncuarit D.F dhe J.N kanë dhënë rezistencë dhe nuk kanë lejuar që të arrestohen nga policët. Në një moment ata edhe kanë sulmuar fizikisht policët me grushta dhe shkelminj. Megjithatë ata në fund janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor në Tetovë.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Komentet
Top