Loading...

Dy qenë detyrohen të luftojnë deri sa gjakosen tërësisht – VIDEO

as8da7sd.jpg

Në Kosovë po vazhdojnë të organizohen luftëra ilegale të qenve.

Edhe pse Policia e Kosovës disa herë ka ndërmarrë aksione kundër këtyre akteve të kundërligjshme, në pjesë të ndryshme të vendit, qentë detyrohen të luftojnë ende kundër njëri-tjetrit, herë për bastet e vëna mes pronarëve të tyre, e herë për kënaqësinë e tyre.

Madje, këto luftëra shpesh publikohen edhe në Facebook.

Periskopi ka gjetur një video në Facebook të publikuar nga një qytetar me inicialet A.H.

“Mirë u rrokë lufta e parë, Bella i Zyberit vs. Roki i Fidanit”, shkruan ai në mbishkrimin e videos së publikuar.

Në pjesën e reagimeve të videos, ka pasur edhe dhjetëra komente përkrahëse për luftën mes qenve.

Disa kanë publikuar edhe fotografi të qenve tjerë, të cilët detyrohen të luftojnë në mënyrë të tillë.

Dy qentë që luftojnë kundër njëri-tjetrit për 16 minuta dhe gjakosen tërësisht nga lëndimet që i shkaktojnë njëri-tjetrit.

Më poshtë sjellim videon:

Komentet
Top