Loading...

Dyshja Shqiptare Taipi–Neziri Dërgojnë Maqedoninë U15 Në Finale

Uu15.jpg

Përfaqësuesja e Maqedonisë U15 falë dyshes shqiptare, Alban Taipi dhe Murtezan Neziri është kualifikuar në finalen e madhe të turneut memorial “Josip Katalinski – Shkija”, njofton “infOSport.

Taipi dhe Neziri shënuan 3 nga 4 golat e Maqedonisë në ndeshjen gjysmëfinale, në të cilën të përzgjedhurit e trajnerit Zvonko Zlatanovski me rezultatin 4:1 mundën ekipin e Sarajevës dhe Sarajevës Lindore.

Përveç dyshes shqiptare Taipi-Neziri, një gol tjetër për Maqedoninë në këtë ndeshje realizoi Ramiz Beroviç, teksa golin e vetëm dhe të parin e këtij takimi e realizoi Neziroviç që në minutën e 10-të. Vlen te ceket se ky gol ishte i vetmi i shënuar gjatë pjesës së parë, ndërsa 4 golat të besuarit e trajnerit Zlatanovski i realizuan gjatë pjesës së dytë.

Komentet
Top