Loading...

E bujshme/ Champions League drejt falimentit, UEFA mendon për kompeticionin e ri

Champions-League-Schedule-2014.jpg

Nuk janë të vogla shanset që në një të ardhme të afërt kompeticioni UEFA Champions League të mos ekzitojë më.

Ka shumë kohë që po përflitet për diçka të tillë sepse janë të shumta klubet që do të dëshironin një kompeticion të ri, me rregulla të reja dhe me vende të përcaktuara për skuadrat më të forta europiane. “Champions League e Re” e quajtur ndryshe, kohët e fundit ka qënë objekt diskutimi ndërmjet UEFA-s dhe ECA.

Në Spanjë ndërkohë kanë filluar që të zbulojnë detaje rreth këtij takimi. Sipas “Cadena Cope”, në këtë takim ka pasur disa prapaskena për sa i përket formatit që pritet të luhet që prej vitit 2024. Në këtë kompeticion të ri është konfirmuar ideja e sistemit gjysëm të mbyllur, me rënie nga kategoria dhe ngjitje në të.

Ndërkohë, në total do të ketë 32 skuadra, të cilat do të ndahen në katër grupe me 8 skuadra për një total prej 14 ndeshjesh në vit. Ndeshjet e këtij kompeticioni do të luheshin në fundjavë dhe kampionatet kombëtare do të shtyheshin për ditën e martë dhe të mërkurën.

Lista e plote e klubeve eshte kjo: Atlético Madrid, Real Madrid, Barcelona, Roma, Milan, Inter, Juventus, Olympique Lyon, Bayern Monaco, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Arsenal, Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe Liverpool.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media