Loading...

“E drejta kushtetuese”, botim nga Prof.Dr Jeton Shasivari

Jeton-Shasivari.jpg

Këto ditë nga Shtëpia Botuese “Furkan ISM”-Shkup, doli nga shtypi teksti universitar: E drejta kushtetuese, i autorit Prof. Dr Jeton Shasivari, profesor inordinar në lëmin e drejta kushtetuese dhe administrative në Fakultetin juridik të UEJL-së-Tetovë. Ky tekst universitar përbëhet nga tre pjesë dhe gjashtëmbëdhjetë kapituj, që si një tërësi reflektojnë objektin e studimit të së drejtës kushtetuese, si disiplinë juridike-politike, ku autori ngërthen qasjet juridike teorike, historike, krahasuese, pozitive dhe konkrete të së drejtës kushtetuese, me ç`rast lexuesit i ofrohet një gamë e gjërë e çështjeve dhe aspekteve aktuale juridike-politike që formësojnë përmbajtjen e materies kushtetuese, me theks të veçantë në të drejtën kushtetuese të RM-së si shkencë juridike-konkrete, kështu që teksti universitar në fjalë me këtë përmbajtje dhe koncept të lëndës, parasegjithash do t`u shërbejë studentëve të Fakultetit juridik të UEJL-së, si një tekst themelor për përvetësimin e materies të së drejtës kushtetuese si dhe opinionit më të gjërë për njohjen e materies kushtetuese.

Si risi e veçantë e këtij teksti universitar, duhet të veçohet teksti i konsoliduar i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, që si shtojcë e veçantë është dhënë në fund të tekstit, me ç`rast, për arsye pedagogjike, të gjitha XXXII Amendamentet kushtetuese për Kushtetutën e RM-së (të miratuar në periudhën kohore 1992-2011), janë të inkorporuar në nenet, paragrafët dhe alinetë e Kushtetutës së RM-së, në mënyrë që të lehtësohet shfrytëzimi i saj nga studentët e drejtësisë si dhe nga juristët shqiptarë që punojnë në organet dhe institucionet e ndryshme shtetërore dhe publike.

jeton

Komentet

Leave a Reply

Top