E gjithë bota po shkon në universitet

university.jpg

Analiza e “The Economist” mbi problemet e Arsimit të Lartë në SHBA. Ku shkojnë fondet që jepen për universitetet prestigjioze? A po nxjerrin këto universitete studentë të mirëpërgatitur?

“Gjithnjë e më shumë para po shpenzohen për arsimin e lartë. Shumë pak dihet nëse kjo ka vlerë apo jo? Universitetet mund të jenë një e mirë e madhe për shoqërinë nëse studentët mësojnë atë që duhet. Nëse jo, do të jetë një harxhim i madh dhe i kotë parash”.

The Economist

“Pasi Perëndia na dërgoi ne të sigurt për në Anglinë e Re dhe ndërtuam shtëpitë tona, kusht i domosdoshëm për jetesën, ngritëm vende të përshtatshme për adhurimin e Perëndisë dhe vendosëm Qeverinë Civile, një nga gjërat e ardhshme që ajo dëshironte për ne ishte që të avanconim përpara me dijen dhe ta përçonim atë për brezat që vijnë”.

E kështu pra, u krijua e para broshurë për mbledhjen e fondeve universitare dërguar nga Kolegji i Harvardit më 1643 për Anglinë, me qëllim grumbullimin e të hollave për arsimin. Entuziazmi i hershëm dhe i qëndrueshëm i Amerikës për Arsimin e Lartë ka krijuar sistemin më të madh dhe më të mirëfinancuar në botë.

Fort e habitshme është që vendet e tjera e kanë përshtatur këtë model për të dërguar ndonjëherë sa më shumë të rinj për të marrë një arsim universitar. Por, siç argumenton raporti ynë special, ashtu si sistemi amerikan po përhapet me shpejtësi, janë rritur shqetësimet rreth pikëpyetjes nëse është me të vërtetë e vlefshme shuma e madhe e parave të shpenzuara për të.

Rruga amerikane

Universiteti modern kërkimor, një ‘martesë” e Oxbridge Kolegj dhe Institutit Kërkimor Gjerman, është shpikur në Amerikë dhe u kthye në një standard të artë për botën. Masivizimi i arsimit të lartë ka filluar në Amerikë në shekullin e 19-të, është përhapur në Evropë dhe Azinë Lindore në shekullin e 20-të dhe tani është duke u përhapur në shumë e shumë vende, kudo me përjashtim të Afrikës Sub-sahariane.

Raporti i regjistrimit në Arsimin e Lartë në përpjesëtim me pjesën tjetër të popullsisë është rritur nga 14% në 32% në dy dekadat e fundit para vitit 2012; Në atë kohë, numri i vendeve me një raport prej më shumë se gjysma e popullsisë me arsim të lartë u ngrit nga 5 deri në 54 vende.

Regjistrimi në universitet është në rritje edhe më shpejt se kërkesa për makinat, që është cilësuar si një nga të mirat personale më të kërkuara nga konsumatorët. Uria për grada është e kuptueshme: Në këto kohë që po jetojmë gradat janë një pasaportë për një punë të mirë dhe një biletë hyrjeje për në klasën e mesme.

Gjerësisht janë dy mënyra për të përballuar këtë kërkesë e madhe. Njëra është qasja kontinentale europiane e fondeve shtetërore dhe sigurimit, në të cilën mjaft institucione kanë status dhe burime të barabarta. E dyta është e bazuar në modelin amerikan të tregut, e financimit të përzier privat-publik të fondeve dhe sigurimit, me institucionet e shkëlqyera të mirëfinancuara në krye dhe ato të varfrat në fund.

Bota është duke lëvizur në drejtimin amerikan. Më shumë universitete në më shumë vende janë duke vendosur tarifa shkollimi për studentët. Dhe politikanët kanë kuptuar se “ekonomia e dijes” kërkon hulumtime më të mira, fonde publike që të fokusohen në disa institucione të privilegjuara dhe në përpjekjet për të krijuar universitete të klasit botëror.

Në disa mënyra kjo gjë është e shkëlqyer. Universitetet më të mira janë përgjegjës për shumë nga zbulimet që e kanë bërë botën një vend më të sigurt, më të pasur dhe më interesant. Por shpenzimet janë në rritje. Vendet e OECD shpenzojnë 1,6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për arsimin e lartë, krahasuar me 1,3% në vitin 2000. Nëse modeli amerikan vazhdon të përhapet, ky përpjesëtim do të rritet akoma më shumë. Amerika shpenzon 2,7% të PBB-së në Arsimin e Lartë.

Por nëse për Amerikën do të justifikohej gjithë ky shpenzim parash në arsimin e lartë, do të ishte gjë e mirë. Për sa i përket kërkimit shkencor ndoshta ia vlen. Në 2014, 19 prej 20 universiteteve në botë që kishin prodhuar më shumë dokumente për kërkimin shkencor ishin amerikane.

Por në anën arsimore, pamja është jo fort e qartë. Të diplomuarit amerikanë kanë shënuar rezultate të dobëta në renditjet ndërkombëtare, dhe janë në rënie. Në një studim të kohëve të fundit të arritjeve akademike, 45% e studentëve amerikanë nuk kanë arritur të kenë të ardhura në dy vitet e para të universitetit.

Ndërkohë, tarifat e shkollimit janë gati dyfishuar në terma realë, në 20 vjet. Borxhi studentor, arrin afërsisht në 1.2 trilionë dollarë, ka tejkaluar borxhin e kartave të kreditit dhe kreditë e makinave.

Kjo nuk do të thotë se të shkosh në universitet është një investim i keq për një student. Një diplomë Bachelor në Amerikë ka ende produktivitet në shumicën e rasteve. Por është më pak e qartë nëse rritja e investimeve në arsimin e lartë ka kuptim për shoqërinë si një e tërë. Nëse të diplomuarit fitojnë më shumë sesa jo-të diplomuarit, sepse studimet që kanë kryer bëhen më produktive, atëherë arsimi universitar do të nxisë rritjen ekonomike dhe shoqëria do ta kërkojë më shumë atë.

Megjithatë, rezultatet e dobëta të nxënësve të sugjerojnë të kundërtën. Gjithashtu dhe dëshmitë e punëdhënësve. Një studim i kohëve të fundit për rekrutimin e firmat profesionale të shërbimeve gjeti se këto kompani marrin të diplomuar nga universitetet më prestigjioze jo për shkak të asaj që kandidatët për t’u punësuar mund të kenë mësuar, por për shkak të procedurave të vështira të përzgjedhjes së këtyre institucioneve.

Me pak fjalë, studentët paguajnë shuma të mëdha thjesht për të shkuar nëpërmjet një mekanizmi shumë të përpunuar klasifikimi.

E vërteta është se tregu për arsimin e lartë çalon, ashtu si ai për kujdesin shëndetësor. Qeveria shpërblen universitetet për kërkime, kështu që kjo bën që profesorët të përqendrohen te kërkimi. Studentët janë në kërkim të një diplome nga një institucion që do të lërë përshtypje te punëdhënësit; Punëdhënësit janë kryesisht të interesuar në selektivitetin e institucionit ku ka studiuar një kandidat.

Që nga vlera e një diplome nga një institucion selektiv, universitetet e mira kanë pak nxitje për të prodhuar më shumë të diplomuar. Dhe, në mungesë të një të dhëne të qartë të produktit arsimor, vlerësohet cilësia ose më saktë prestigji i institucionit. Duke vendosur tarifa më të mëdha, universitetet e mira fitojnë si të ardhura ashtu dhe prestigj.

Çfarë ia vlen?!

Më shumë informacion do ta bëjë tregun e Arsimit të Lartë që të funksionojë më mirë. Testet e zakonshme, krahas provimeve përfundimtare të studentëve, mund të sigurojnë një masë të krahasueshme të performancës arsimore të universiteteve. Studentët do të kenë një ide më të mirë se ku dhe çfarë mësohet më mirë dhe punëdhënësit do të mësojnë diçka më shumë për kandidatët për punë. Fondet duhet të shkojnë drejt universiteteve që sigurojnë që do ketë vlerë shpenzimi i parave.

Institucionet duhet të kenë një nxitje për të përmirësuar mësimdhënien dhe të përdorin teknologjinë për të ulur shpenzimet. Kurset online, të cilat kanë dështuar deri tani për të realizuar premtimin e tyre të revolucionizimit të arsimit të lartë, do të fillojnë të kenë një ndikim më të madh. Qeveria do të ketë një ide më të qartë nëse shoqëria duhet të investojë më pak ose më shumë në arsimin e lartë.

Skeptikët argumentojnë se arsimimi universitar është tepër kompleks të matet në këtë mënyrë. Sigurisht, testimi i 22-vjeçarëve është më i vështirë se testimi i 12-vjeçarëve. Megjithatë, shumë disiplina përmbajnë bërthamën thelbësore të diturive që të gjithë të diplomuarit në atë degë duhet të dinë. Më në përgjithësi, universitetet duhet të na tregojnë se i kanë mësuar studentët e tyre për të menduar në mënyrë kritike.

Disa institucione dhe qeveri janë duke u përpjekur që të hedhin dritë mbi rezultatet e arsimit. Në disa shtete amerikane, sistemet e Arsimit të Lartë tashmë administrojnë një testim të përbashkët për të diplomuarit. Testimi është përhapur edhe në Amerikën Latine.

Qeveritë duhet të ecin përpara. Sistemi amerikan është bazuar në një treg të mirëfinancuar, universitetet mund të jenë një e mirë e madhe për shoqërinë nëse studentët mësojnë atë që duhet. Nëse jo, do të jetë një harxhim i madh dhe i kotë parash.

Komentet

Leave a Reply

Top