Loading...

E kapin peshkaqenin 1.5 metra në Jal – FOTO

048.jpg

Një peshkaqen rreth 1.5 metra i gjatë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve paraditen e e së dielës në brigjet pranë Jalës. Sipas peshkatarëve, kafsha e egër e ujit, ka ngecur në rrjetat që ishin hedhur gjatë natës në zonën e njohur si shpella e Pëllumbave.

Donaldi (djali në foto), tregoi për lapsi.al entuziazmin me të cilin përjetoi eksperiencën e veçantë, kur pa se rrjetat e tij kishin peshkuar peshkaqenin.

Ai tha se këtë prè të veçantë do ta gatuajë për miqtë e tij, të cilët i kanë ardhur për pushime. Nuk janë të pakta rastet kur peshkaqenë të vegjël bien në rrjetat e peshkatarëve.

Kohët e fundit ata janë afruar shumë pranë bregut për shkak të peshkimit me lëndë plasëse që lë pas shumë peshq të ngordhur./Lapsi.al

0a

Komentet

Leave a Reply

Top