Loading...

E konfirmojnë belgët: Në Kosovë u dërgua mish 12 vjet i vjetër

mishiingrire.jpg

Mishi që ishte eksportuar nga thertorja belge “Veviba” në Kosovë ndonjëherë ka qenë i vjetër 12 vjet, raportoi sot “Het Laatste Nieuws”.

Sipas gazetës belge, dokumentet e gjykatës tregojnë se një kamion me mish nga “Veviba” në Bastogne ka arritur në Kosovë më 19 shtator, 2016. Shumica e etiketave ishin shqyer, por nga ato që ende ishin të dukshme, u pa se mishi ishte nga viti 2004, transmeton Koha.net.

Po ashtu u zbulua se një pjesë e mishit vinte nga thertoret “Izegem” dhe “Harelbeke” dhe se ishte ripaketuar në pako me etiketën e “Veviba”-s. Në po të njëjtin muaj, Agjencia Federale belge për Siguri në Ushqim (AFSCA) ishte kontaktuar dhe u informua për zbulimin e shërbimeve kosovare gjatë një inspektimi ushqimor.
Gazeta ka kontaktuar një profesor në Universitetin e Ghentit, Bruno De Meulenaer, i cili tha se mishi i ngrirë për 12 vjet nuk do të thotë automatikisht se është i rrezikshëm për ushqim, së paku “nëse zinxhiri i ftohjes nuk është ndërprerë dhe mishi ka mbetur i magazinuar në minus 18 gradë”.

Komentet
Top