Loading...

E përzënë nga pishina dhe e gjobitin myslimanen radikale me burka

bur-735x400.jpg

Një grua myslimane që morri me qira një vendbanim privat pushimi në Francë është detyruar të paguajë rreth 490 dollarë gjobë, sepse notoi në pishinë e veshur me burka.

Pronari i pishinës ka deklaruar se pas larjes së saj, pishina është dashur të zbrazet dhe të pastrohet, transmeton portali arbresh.info

Gruaja, e quajtur “Fadila” mori me qita në shtëpi pranë Marseille së bashku me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj.

Në ditën e parë të pushimeve ajo ka notuar me fëmijët e saj, por nuk ka hasur në ndonjë problem. Megjithatë, në ditën e dytë, një anëtar i stafit u tha të gjithve që të dilnin nga pishina pasi atë duke u larë me burka.

Pronari i vendbanimit më vonë ka kontaktuar me Fadilën duke thënë se ai ka marrë një thirrje ankese nga administrata e ndërtesës. Ata pretendonin se një grua e veshur me burka kishte hyrë në pishinë dhe nuk dilte edhe kur iu tha që largohej.

Megjithatë, Fadila ka deklaruar se asaj nuk i është kërkuar që të largohet nga pishina.

“Jam e tronditur”, ka thënë ajo për një organizatë për mbrojtjen e myslimanevë në Francë.

Pronari ka biseduar me bashkëshortin e saj rreth gjobës, të cilin ai ka refuzuar ta pagunte.

Veshja e grave myslimane është kthyer në një debat të nxehtë në Francë që nga viti i kaluar. Qyteti i Kanës u bë qyteti i parë që ndaloi veshjen e grave myslimane në plazh, gjë që bëri që ky shembull të përcillej më pas edhe nga disa qytete tjera.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media