Loading...

“E sulmojnë” mediat maqedonase, ja si ju përgjigjet Phatooni-FOTO

fatoni.jpg

KNOW MACEDONIA është një projekt i përbërë prej tre videove me minutash relativisht të shkurtër. Projekti u financua nga Ministria e Kulturës dhe u realizua në kuadër të manifestimit “Europianët e Rinj” nga Phatooni.

Pas publikimit të videos “Ballistët, më shumë se një tifo grup” Faton Islami hasi në shumë kritika nga mediat maqedonase, të cilat konsideronin se në këtë video është përdorur gjuhë e urrejtjes edhe dhunës.

Për të ju përgjigjur këtyre edhe për të arsyetu veten, vlogeri tetovar shkruan në faqen e tij në Facebook kështu:

Kjo është deklarata ime zyrtare për sa i përket pluhurit që është ngritur nga mediat Maqedonase për projektin “Know Macedonia” dhe specifikisht për videon “Ballistët më shumë se një tifogrup”.

Nga mediat Maqedonase thuhet se Ministria e Kulturës ka ndarë buxhet për një projekt që është Anti-Maqedonas dhe përmban promovim të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës.

Dua të deklaroj se në aplikimin që kemi bërë deri te Ministria e Kulturës kemi cekur se projekti përmban video promovuese për tre qytete: Tetovë, Kratovë dhe Kërçovë. Gjatë përzgjedhjes së qyteteve ne kemi pasur parasysh që çdo rajon të ketë një video promovuese ku të shfaqen vlerat dhe karakteristikat (përafërsisht dhjetë rajone) mirëpo, përshkak të shkurtimit të buxhetit nga Ministria e Kulturës pësoi shkurtim edhe projekti. Andaj ne kemi zgjedhur tre ngjarjet më interesante të vendit siç është: Ballistët-më shumë se një tifogrup; Kuklica – Fshati prej Guri; Treni i përgjakur – Kërçovë.

Për episodin e parë ku në mediat Maqedonase thuhet se është promovuar gjuha e urrejtjes dhe dhunës dua të cek se lajmet janë të nxjerra nga konteksti. Videoja figuron online në faqen time zyrtare Phatooni dhe mund të shihet se në asnjë moment nuk përmban gjuhë të urrejtjes dhe dhunës. Në minutën 1:20 shfaqet pamja me përmbajtjen që shkruan “They are cancer of Europe – Uefa do you need more?!”, së pari, me këtë dua të them se pamja është përdorur si peisazh i një stadiumi i mbushur me tifozë dhe nuk ka në plan të parë mbishkrimin. Së dyti, ai mbishkrim nuk ka të bëjë aspak me palën Maqedonase por është nga incidenti i vitit 2014 që ndodhi në lojën Serbi – Shqipëri.

Gjithsesi, konkursi “Evropjanët e rinj” mbështetur nga Ministria e Kulturës ka për qëllim promovimin e fenomeneve pozitive dhe karakteristike të vendit andaj se çfarë janë Ballistët për Tetovarët, ndikimi i tyre tek qytetarët Tetovarë është absolutisht “Krenari” dhe “Identitet” dhe kjo nuk mund të mohohet. Andaj, si fenomen pozitiv i Tetovarëve e kemi parë të arsyeshme të bëhet promovimi i të njejtëve.
Tifozeria i përket fushës së sportit që indirekt apo direkt ndikon në Kulturë.

Videot e rradhës do të postohen me (Fshati prej guri – Kuklicë ) 26.12.2018 në ora 19:00; (Treni i përgjakur – Kërçovë ) 28.12.2018 në ora 19:00. Ju ftoj ti ndiqni dhe të kuptoni se lajmet që janë shkruar për këtë projekt janë të nxjerra nga konteksti dhe përmbajnë dezinformatë.

Ju Faleminderit.
Faton Islami

 

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media