Loading...

E turpshme, fëmijët e Komunës së Tearcës vuajnë për një çerdhe

cerdhe.jpg

Në mungesë të çerdheve publike, shumë prindër të Komunës së Tearcës detyrohen që femijët e tyre të i dërgojnë në çerdhe private ku jo gjithkush ka mundësi financiare ta bëjë këtë.

Kryetari i kësaj komune tani më në të tretin mandat me rradhë, i ka pasur të gjitha mundësitë për ndërtimin apo financimin e një çerdhe, e cila është një gjë thelbësore për fëmijët e Komunës së Tearcës.

Pas ankesave dhe kërkesave të pafundme të banorëve që i përkasin kësaj komune, zëri i tyre ka hasur në vesh të shurdhër, disa prindër ju drejtuan redaksisë të portalit “ShqipMedia” me qëllim që ta përdorin pushtetin mediatik si mjetin e tyre të fundit para se të ndërmarin masa të tjera.

Vlen të ceket se e vetmja çerdhe shtetërore ndodhet në fshatin Nerasht, fshat ky i cili kohë më parë ka qenë pjesë e Komunës së Jegunovcës, por për shkaqe politike ka kaluar në atë të Tearcës. Eshtë e rëndësishme të ceket kjo për arsye se fshati Nerasht është krejtësisht i ndarë nga pjesa tjetër e fshatrave të Komunës së Tearcës, duke filluar nga fshati Xhepçisht e deri në Jazhnicë.

Komentet
Top