Nxënësit e fshatit Përshefcë detyrohen të bojkotojnë mësimin

auto_isen-asani1509970305.jpg

Sot ishte dita e dytë me radhë që nxënësit e klasës 5/1 pranë Sh.F “Asdreni” e bojkotojn mësimin. Bashkë me nxënësit protestojnë edhe prindërit e tyre.

Burimet e portalit ShqipMedia thonë se një ndër arsyet kryesore të bojkotit është pikërisht diskriminimi i skajshëm që fshatarëve të fshatit Përshefcë ju bëhet gjatë punësimit. Ata shprehen se në mënyrë të turpshme injorohen kuadrot të cilat fshati Përshefcë i ka, për të u punësuar pedagoge nga fshati Dobrosht, të cilat siç thonë ata, janë me librezë partiake. Vlen të ceket se fshati Përshefc ka më shumë se 10 kuadro të diplomuara pë pedagogji, të cilat tani e disa vite presin të punësohen por sa duket ju pa mundësohet nga po ky drejtor, Naser Nuhiu.

Eshtë e logjikshme se diskriminimi i këtij drejtori kundrejt fshatarëve të fshatit Përshefcë buron nga dikundi, nga vet investimet minimiale në krahasim me fshatrat tjera, dallohet qartë se kryetari i komunës së Tearcës e ka lënë pas dore këtë fshat. Nga vet vizita e gazetarit të portalit ShqipMedia në këtë fshat dalluam se ky fshat është anashkaluar totalisht edhe nga shtrimi i trotoarit ne rrugen kryesore, ku shtrimi i të njëjtit është bërë në të dyja skajet e fshatit me sakte fshati Gllogje dhe fshati Tearcë, ndersa pjesa e mesme ku i takon fshatit Përshefcë është e lënë si në kohën e mesjetës.

Anashkalimi i fshatit Përshefcë vazhdon edhe më tej, ku pas pensionimit te postjerit i cili ka pasur për detyrë të ndajë posten, komuna nuk angazhon nje postjer nga fshati Pershefce siç kanë cdo fshat te punësuar për këtë detyrë nga fshatrat e tyre i cili njeh mirë teritorin, ne fshatin Pershefce çdo muaj sjellin zevendesues nga Tetova dhe rethina me çka banorët asnjëherë në kohë nuk i marin postat e tyre me çka dëmtohen në maksimum.

Fshati Përshefcë bën apel deri tek organet kompetente që në periudhe sa më të shkurtër kohore të ndalojë ky diskriminim i skajshëm që është duke ju bë, në të kundërtën ata do të detyrohen të marin masa të ndryshme./ShqipMedia

Komentet
Loading...
Top