Loading...

E turpshme: Tifozët e Chelseat e ofendojnë Salahun për shkak të fesë së tij myslimane

auto_11555017522.jpg

Chelsea ka zhvilluar sot ndeshjen e parë çerekfinale në udhëtim te Slavia Praga, sfidë të cilën e fituan minimalisht 1:0, transmeton zeri.info

Por, tifozët londinezë që kishin udhëtuar për ta parë ndeshjen janë filmuar duke e fyer në baza fetare futbollistin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Tifozët i janë referuar futbollistit mysliman të Liverpoolit si “bombardues”.

Për këtë gjest të tifozëve të Chelseat ka reaguar edhe klubi i Liverpoolit.

Liverpooli ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës e dënon ashpër këtë gjest të tifozëve londinezë. Kjo vjen vetëm pak ditë para përballjes mes dy klubeve në Premierligë.

Liverpooli do ta presë në shtëpi Chelsean të dielën.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media