Edhe një shqiptar nga Tetova në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”

riza-durmisi-573x396.jpg

Shqipëria dhe Kosova nuk u kualifikuan në Kampionatin Botëror, por në “Rusia 2018”, do të jenë shtatë futbollistë shqiptarë.

Pesë prej tyre luajnë me Zvicrën: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, kurse edhe Shkodran Mustafi do të marrë pjesë me Gjermaninë.

I fundit që ka siguruar pjesëmarrjen është Riza Durmishi, i cili është me prejardhje nga fshati Kamjan i Tetovës. Ai luan për Danimarkën.

Komentet
Top