Loading...

Edi, mos i bjer gjoksit kot. Negociatat janë dhuratë, njëlloj si NATO

rama-gjoks.jpg

Një arritje e madhe për Shqipërinë, është marrja e raportit pozitiv për çeljen e negociatave. Sot në Tiranë, do të mbërrijë Federica Mogherini, e cila pritet që ti dorëzojë Ramës ‘çelësin’ për hapjen e negociatave.

Qeveria Rama, po bërtet me të madhe se kjo është meritë e tyre. Sipas Ramës, reformat e ndërmarra nga ai dhe sidomos Reforma e Drejtësisë, janë sukseset e Shqipërisë që ndikuan në hapjen e negociatave.

Por edhe opozita nuk ngelet pas, sa i takon për përvetësimin e suksesit. Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Bruksel, ku disa herë në ditë, del ne video-mesazh dhe shprehet se opozita ka një rol shumë të madh në këtë arritje.

Të rrimë strembër dhe të flasim drejtë!

Shqipëria as nuk kishte për të arritur hapjen e negociatave me kushtet aktuale që ndodhet. Ekonomia e Shqipërisë është në rënie, populli po pret mundësinë e parë që të largohet dhe të kërkojë azil në Evropë, mazhoranca dhe opozita nuk janë kurrkund me dialog dhe debatet dhe sherret e tyre janë pengesa kryesore e krizës politike. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë molla e sherrit. Mosarrestimi i tyre largon Shqipërinë nga perendimi. Freedom House e cilësoi Ilir Metën si njëriun me të korruptuar në vend.

Cili vend i botës do të pranohej që ti hapnin negociatat në kushte të tilla politike dhe ekonomike? E sigurt që asnjë!

Duhet të pranojmë që hapja e negociatave është një dhuratë e madhe për popullin shqiptar nga Evropa.

Arsyet mund të jetë të shumta. Mendohet se një nga arsyet është pozita gjeopolitike. Duket dashur një stabilitet në Ballkan dhe një forcim të tyre në këto zona, duke larguar rrezikun e ndikimit rus, Brukseli po i shpërndan këto dhurata rajonit.

Ashtu në NATO, e cila ishte një dhuratë e SHBA-ve, pasi Shqipëria nuk i plotësonte kushtet për tu anëtarësuar, edhe hapja e negociatave është një peshqesh nga të huajt.

Politika e vendit, Edi Rama dhe Lulzim Basha, ti lënë komentet se kush është triumfatori, por ti nënshtrohen punës.

Brukseli shprehet se hapja e negociatave janë si paketë pas Reformës së Drejtësisë dhe Vettignut.

Edhe pse Reforma është shumë e rëndësishme, ajo ka shumë pak kohë që ka nisur punën dhe ende asnjë zyrtar i lartë nuk ka rënë në pranga.

BE po tregohet zemergjërë me Shqipërinë për interesat e saj dhe anasjelltas.

Komentet
Top