Efektet çudibërëse të qumështit të bletës

faqe-4-supl-770x433.jpg

Qumështi i bletës është një produkt i krijuar nga gjëndrat hipofaringeale të bletëve të reja dhe shërben për ushqimin e mbretëreshës dhe të larvave. Ai është tonik, energjik, antiseptik dhe përmban një tërësi vlerash ushqyese, madje jep efekte pozitive për shëndetin e njeriut dhe gjithashtu përdoret në maska bukurie. Ky produkt ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem dhe ka shije të thartë me pak aromë. Qumështi i bletës përmban të gjitha aminoacidet esenciale për njeriun, pasi në të gjenden shumë enzima me derivatet e tyre dhe sheqernat, fruktozë e glukozë, por edhe minerale si kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe mangan. Ky qumësht përmban edhe vitamina tepër të rëndësishme si B1, B2, B5, B6, acid folik dhe vitaminë H madje dhe hormone si progesteron, estrogjen, testosteron. Efektet e qumështit të bletës janë të shumta për organizmin e njeriut.
Ky ilaç çudibërës ka efekt qetësues dhe çlodhës, pasi ul nivelin e hormoneve të tiroides e ndihmon zhvillimin dhe rritjen. Gjithashtu stimulon gjëndrat seksuale dhe ndihmon në prodhimin e vezoreve gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak si dhe nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Qumështi i bletës stimulon gjëndrat mbiveshkore dhe ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Gjithashtu, pengon zmadhimin e prostatës dhe normalizon punën e testikujve si dhe ndihmon në funksionimin e saktë të mëlçisë dhe sëmundjet hepatite, duke rigjeneruar strukturën e saj. Ky qumësht ka efekt antiinflamator si Paracetamoli e pastron organizmin nga toksinat dhe ndihmon funksionimin e veshkave. Konsumimi i këtij lëngu rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut e madje ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Një tjetër efekt pozitiv i qumështit të bletës është fakti që ndikon në rritjen e imunitetit dhe nxit formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ndërkaq, në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës dhe gjithashtu ndihmon në pastrimin dhe rinimin e saj. Ky lëng përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës, kurse te fëmijët e sapolindur ndihmon në shtimin në peshë.

Komentet
Top