Loading...

“Efekti Mesi”, shitje rekord biletash në “Olimpico” për ndeshjen me Barcelonën

roma-1-1024x576.jpg

Kurrë më parë nuk ka pasur një shitje të tillë biletash në stadiumin “Olimpico” të Romës, as për derbin me Lacion. Janë shitje rekord ato të ndeshjes me Barcelonën në çerekfinalet e Champions League.

 Romanistët janë vënë në radhë për të siguruar një biletë për ndeshjen sdidën me Barcelonë dhe gjithçka e ka një shpjegim: është “efekti Mesi”. Askush nuk dëshiron ta humbasë mundësinë për të parë “live” yllin argjentinas të katalanasve. Stadiumi i Romës do të jetë i gjithi i ezauruar.Kurse për ndeshjen në Spanjë parashikohet që numri i tifozëve të Romës të shkojë deri në 5 mijë, një shifër e lartë kjo për një transfertë. Madje, ka edhe polemika për ndeshjen në Barcelonë sa i takon çmimit të biletës për miqtë, që kushton 89 euro.

Komentet
Top