Loading...

Efektivi i Forcave Komando që realizoi atentatin mbrëmë për shkak të Elvana Gjatës!? – FOTO

0a.jpg

Fabiol Gaxha është 26-vjeçari i cili mbeti i vrarë në një atentat në një lokal të njohur zonën e ish-Bllokut mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që Ervis Martinaj dhe Laert Hodo mbetën të plagosur.

Autori i ngjarjes është efektiv i Forcave Komando, një ekspert i përdorimit të armëve, bëjnë me diej burime për Ora News.

Është mësuar se sherri fizik midis dy grupeve ka nisur për një ngacmim që një prej miqve të Ervis Martinaj i ka bërë këngëtares shqiptare Elvana Gjata.

Kjo e fundit kishte qenë e shoqëruar nga i dashuri i saj, një biznesmen i fuqishëm në kryeqytet dhe truprojat e tij.

Më pas situata ka degjeneruar kur i dashuri biznesmen i saj ka thërritur persona të tjerë për të sqaruar ngjarjen.

Përplasja me armë nisi pasi personat e tjerë në anën e të dashurit të këngëtares së njohur hynë në lokal.

Komentet
Top