Egjipti “lutet” për Salah

213212862-6a1442b2-012a-4bbf-9c21-c7fc8b235c97.jpg

I gjithë Egjipti me sy e veshë nga Mohamed Salah, i cili ndodhet në Valencia për fazën e riaftësimit nën kujdesin e fizioterapistit të Liverpoolit, Ruben Pons. “Faraoni”, i dëmtuar në shpatull pas një dyluftimi me Sergio Ramos në finalen e Champions League-s, mund të humbasë takimet e para në grup ndaj Uruguajit dhe Rusisë, më 15 dhe 19 qershor, ndërsa prania e tij në fushë ndaj Arabisë Saudite, më 25 qershor, është thuajse e sigurt. Koha e riaftësimit vlerësohet nga 3 deri në 4 javë, por po bëhet e pamundur që ai të jetë gati të paktën për takimin e dytë me përfaqësuesen e vendit organizator.

“Ne kishim frikë në fillim për më të keqen dhe u përpoqëm të qetësonim lojtarin. Nuk është koha të ndihemi keq, por të punojnë për të arritur gjendjen optimale”, – deklaroi fizioterapisti Rubens Pons.

Në Egjipt shpresojnë të mrekullia, pasi një lojtar si Salah bën diferencën në fushë.

Komentet
Loading...
Top