Loading...

Ekskluzive/ 30 dosjet e para që do fusin Ilir Metën në burg

Ilir-Meta-320x179.jpg

Grupi i parë prej 30 dosjesh përfshin disa nga veprimtaritë korruptive të Ilir Metës të shtrirë në 28 vite, në dosje përfshihen vjedhjet në buxhetin e shtetit, plaçkitjet e pasurive publike, lidhjet me kriminelë, vjedhje donacionesh etj

Sa herë flitet për shembjen e murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, për arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’, për luftë kundër korrupsionit në nivele të larta, për pastrim parash, për pasuri të paligjshme, për guroret dhe shkatërrimin e pyjeve etj., vetvetiu në mendje të vjen emri i Ilir Metës, të cili Edi Rama u ka bërë shqiptarëve peshqesh si President. Sipas perceptimit publik dhe raporteve publike dhe kofidenciale të ndërkombëtarëve, Ilir Meta konsiderohet si politikani më i korruptuar në Evropë. Bashkë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, Meta ka deklaruar një pasuri me vlerë mbi 15 milionë euro, ku si të ardhura të ligjshme kanë vetëm dy rroga shteti. Pasuria e vërtetë e tyre mendohet se është gsa sa buxheti i një viti i shtetit shqiptar. Disa vite më parë, Meta u ka me bllokuan e pazarit në zyrën e Dritan Priftit, duke bërë pazar me pronat publike. Por, Meta i shpëtoi dënimit në Gjykatën e Lartë, pasi Gjykata e Lartë ishte thjeshtë një nevojtore e Sali Berishës. Të gjithë gjyqtarët votuan që Meta të mos futej në burg u shkarkuan nga Vetingu si të korruptuar. Shpëtoi vetëm Ardian Dvorani i cili votoi që Meta të shpallej fajtor.

Pas gati tre dekadave veprimtaria korruptive, duket se po vjen ora që Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi të japin llogari para SPAK-ut. Sot po listojmë 30 dosjet e para të Ilir Metës që do të janë objekt i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këto dosje janë përgatitur nga vetë njerëzit e Sali Berishës, me qëllim për ta mbajtur Metën peng, sa herë Meta ndryshonte martesat politike. Dosjet janë pasuruar nga Edi Rama, gjatë kohës kur qeveriste me Metën, po për të njëjtin qëllim. Rama u dërgoi dosjet ndërkombëtarëve. Por vetëm tani po krijohen kushtet që drejtësia t’i marrë në dorë këto dosjet. Këto janë vetëm grupi i parë i dosjeve. Me ngritjen e Byrosë së Hetimit, do të krijohen dosjet të tjera për afera shumë të rënda, pasi siç dihet aktiviteti i Metës shtrihet në tre dekada.

30 dosjet e para për Ilir Metën

  1. Dosja e AKBN. Kompania kanadeze-amerikane “Empire Mining Corporation”, e njohur për fushën e minierave, pasi investoi 100 milionë USD në Shqipëri, u përzu nga dyshja Meta-Naço. Ndërsa Naço shkoi në Turqi për të bërë pazare me kompani turke, pas përzënies së firmave kanadeze-amerikane, Berisha e bllokoi procesion e dhënies së lejeve për kërkim dhe shfrytëzim të nëntokës. Antikorrupsioni i Berishës hetoi Besjan Peshën, ish-Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, arkitekt i shumë aferave në Ministrinë e Ekonomisë. Më vonë Meta e përzuri Peshën, pasi dyshoi se po luante më shumë për vete.
  1. Dosja me Almir Rrapon. Zv/Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta, punësoi si sekretar të tij në Ministrinë e Jashtme, të superkërkuarin nga SHBA, super kriminelin vrasës e trafikant Almir Rrapo. Kjo ishte një goditje e rëndë për imazhin e qeverisë.
  1. Dosja e video-skandalit. Denoncues me shkrim, me zë e me figurë ish-ministri Ekonomisë Dritan Prifti dhe mbrojtës publik kryeministri Sali Berisha i skandalit qeveritar, ekonomik e financiar të zv/kryeministrit Ilir Meta, bërë nëpërmjet ryshfeteve me emërimet, tenderat dhe koncesionet e hidrocentraleve
  1. Dosje me 22 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, firmos dokumentacion fals për të ligjëruar zhdukjen e 530 milion lekëve donacione të Ministrinë e Punës, akorduar për politikat kombëtare të nxitjes së punësimit.
  1. Dosje me 43 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, ka zhdukur me firma e vula tenderash fiktivë 13 milion dollarë të rikonstruksionit të rrugëve në akset Tiranë-Durrës-Fushë-Krujë-Elbasan.
  1. Dosje me 8 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, firmos vjedhjen të 200 mijë ton grurë dhe 100 mijë ton vaj ushqimor ndihmë e SHBA, duke plotësuar dokumente false që në PORT, sikur u hodhën në det si “të skaduar”.
  1. Dosje me 19 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, vjedh 250 milion lekë nga buxheti i shtetit, realizon blerje false vagonësh austriakë, te cilët janë kategoria “skrap”, firmos shitjen e tyre për shkrirje.
  1. Dosje me 22 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, firmos dhe lejon firmën polake “Gdansk” në Portin Detar Durrës, të shes kapitalet shqiptare dhe të largohet, duke lënë një borxh prej 11 milion dollarë ndaj arkës së shtetit.
  1. Dosje me 113 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, miraton skemën e privatizmit të TELEKOM, me vlerë të paracaktuar të shitjes 600 milion lekë, i barabartë ky çmim me të ardhurat financiare të 3 muajve punë të TELEKOM.
  1. Dosje me 53 faqe: Ish-Zv/Kryeministri Ilir Meta, akuzohet si organizator i zhdukjes nga banka e Kursimeve, të 185 milionë dollarë depozita, të ngurosura nga llogaritë e firmave piramidale.
  1. Dosje me 134 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, i jep pa asnjë studim 2.2 milion dollarë fond nga buxheti i shtetit, firmës fantazmë australiane “Citaroil” për rikonstruksionin e sektorit të shpim-kërkimit të naftës në Patos.
  1. Dosje me 48 faqe: Ish-kryeministri Ilir Meta, mbulon skandalin e 200 mijë palë këpucëve të blera prej ushtrisë dhe të 12 milion dollarëve mallra ushqimorë e veshmbathje për ushtrinë, me cilësi “mall jashtë përdorimit”, largon dhunshëm nga detyra publikuesin e aferës, gjeneral Cikalleshin.
  1. Dosje me 15 faqe: Ilir Meta, ka firmosur pa tender, blerjen e 45 veturave qeveritare, me çmim 10 herë më të larta se tregu i lire.
  2. Dosje me 12 faqe: Ilir Meta, akuzohet nga Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri, mbasi ka firmosur përfshirjen në delegacionet qeveritare me pasojë daljen jashtë Shqipërisë, të 43 personave në kërkim.
  1. Dosje me 83 faqe: Ilir Meta, urdhëron kalimin në llogarinë “humbje” të 500 milion lekëve nga buxheti i shtetit, akorduar si fonde rikonstruksioni për Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës.
  1. Dosje me 13 faqe: Ilir Meta, firmos përdorjen për dieta e shërbime të këshillit të Ministrave, të 750 mijë dollarëve, akorduara nga PNUD për reformimin e pushtetit lokal.
  1. Dosje me 36 faqe: Ilir Meta, mbulon abuzimin 520 milion lekë, bërë me tenderat fiktivë në prodhimet filatelike në Ndërmarrjen e Postave Shqiptare. Hapet dosja, dënohet drejtorja Liza Hoxha, ndërsa Ilir Meta “del i pastër” pa u futur fare në hetim.
  1. Dosje me 57 faqe e skica grafike: Ilir Meta, organizon grabitjen e rezervës së floririt thesar shtetëror, duke hapur tunelin në Kërrabë e duke bllokuar trajtimin e çështjes në mbledhjen e qeverisë e parlament.
  1. Dosje me 6 faqe: Ilir Meta, ka firmosur blerjen pa tender dhe me çmim tepër të lartë, të energjisë elektrike nga importi, me abuzim 35 milion dollarë.
  1. Dosje me 20 faqe: Ilir Meta, ka firmosur 800 milion lekë reklama publicitare, të përvetësuara nëpërmjet llogarive e dokumentacionit të falsifikuar në Televizionin Publik Shqiptar.
  1. Dosje me 17 faqe: Ilir Meta, akuzohet publikisht nga kryeministri Fatos Nano, se ka firmosur abuzimin me 600 milion lekë për buxhetin e SHISH, justifikuar me pagesa fiktive të agjentëve te rekrutuar.
  1. Dosje me 26 faqe: Ilir Meta, në bashkëveprim me kunatin e tij Drini Kryemadhi, Drejtor i Përgjithshëm i Transportit Publik (patenta-targa), realizon legalizimin në Shqipëri, të makinave të vjedhura e të trafikuara.
  1. Dosje me 8 faqe: Ilir Meta, ka abuzuar me 2 milion dollarë në tenderin e investimeve publike trotuare-kanalizime, ndriçim e gjelbërime në lagjen Kombinat në Tiranë, duke përdorur bashkëshorten e tij, deputeten e zonës Monika Kryemadhi.
  2. Dosje me 17 faqe: Ilir Meta, ka urdhëruar ne shkrim skandalin e vjedhjes së 3 milion dollarëve, nëpërmjet tenderit fiktiv të blerjes së bazës materiale për Korporatën Elektro-energjetike.
  1. Dosje me 5 faqe: Ilir Meta, akuzohet për 2 punëtorët e vrarë me shpërthim dinamit në guroren e tij në malin e Dajtit dhe të 2 punëtorëve në guroren e tij, në malin e Skraparit.
  1. Dosje me 7 faqe: Ilir Meta, akuzohet për dhënien e urdhrit për të qëlluar mbi popullin, duke vrarë SYL LUSHËN, në shtator 2000 gjatë mitingut të PD në Tropojë.
  1. Dosje me 11 faqe: Ilir Meta, organizon treg-trafikun e pllakave të gurit për në Greqi, nuk paguan detyrimet fiskale, bashkë me ngarkesën e gurit, ushtron dhe trafik droge.
  1. Dosje me 4 faqe: Ilir Meta, ka shkatërruar Ujësjellësin e Bogovës, me shpërthimet në biznesin e guroreve në Bogovë dhe me urdhër të tij, janë akorduar 130 milion lekë nga buxheti i shtetit, me prokurim të drejtpërdrejtë, për riparimin e rrjetit të ujësjellësit.
  1. Dosje me 11 faqe: Ilir Meta, urdhëron tërheqjen nga banka dhe zhdukjen pa adresë të 500 mijë dollarëve të taksës së solidaritetit të policisë, mbledhur në pikat e kalimit të kufirit.
  2. Dosje me 29 faqe: Ilir Meta, ka punësuar në polici 35 persona në kërkim nga drejtësia për krime të rënda ekonomike e njerëzore, 4 nga të cilët në poste drejtuese dhe gjithashtu 124 të tjerë në sektorët e krimit, të skeduar “persona me precedentë e aktivitet penalë në hetim”./Pamfleti
Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media