Ekskluzive: A ka gisht CIA në protestat e tetovarëve kundër pronarëve “rus” të Jugohromit? – FOTO

arianit-xhaferiiii.jpg

Njëri nga eksponentët mediatik të pushtetit të Maqedonisë, gazetari Milenko Nedelkovski, ka shkruar një tekst në të cilin paralajmëron ambasadorin e ri amerikan në Shkup, Xhes Bejli, se do ta ndjekë dhe kritikojë çdo veprim të tij.
Ardhjen e Bejlit e ndërlidh me protestat në Tetovë kundër ndotjes kancerogjene që shkakton Jugohromi rus, që u organizuan nga Lëvizja EcoGuerilla.
“Xhes Bejli është ambasador lumfer, që do të thotë se për herë të parë është ambasador. Më parë ishte i njohur si diplomat ‘ekolog’. Ai është skenaristi, regjisori dhe producenti i trazirave në Turqi (Taksim), dhe si i tillë vjen në Maqedoni. ‘Vetëdijesimi’ i befasishëm i shqiptarëve në Tetovë, të cilët me dekada e mbushin lumin Vardar me shishe dhe fekale, e tregon qartë nënshkrimin e Xhes Bejlit dhe ekipit të tij”, shkruan gazetari kontrovers Nedelkovski ( dule aluduar se CIA ka gisht ), në shkrimin e publikuar në faqen e tij.

Nga ana tjetër, nga Lëvizja EcoGuerilla nuk deshën të komentojnë këto insinuata. Nga kjo lëvizje deklaruan se nuk dëshirojnë të merren me njerëz që kontaminojnë apo helmojnë ambientin mediatik të Maqedonisë me frustracionet e vazhdueshme fashiste, që burojnë nga vepra penale të kryera më parë. Ato kërkojnë që shteti të intervenojë si në ndaljen e helmimit nga Jugohromi, ashtu edhe në funksionimin e ligjit kur bëhet fjalë për persona si Milenkoja, shkruanin sot portalet shqiptare duke u bazuar në lajmin në gjuhën maqedonase.

Por ajo që investigoi portali Shqipmedia pikërisht në lidhje me këtë lajm duke ditur lidhjet e afërta të gazetarit Milenko me pushtetin dhe duke qenë aktuale afera e Përgjimit në Maqedoni shtruam pyetjen a ka informacione të sakta se në protestat për Ajër të Pastër në Tetovë kanë gisht amerikanët?

Portali Shqipmedia ka një kohë të gjatë që ka analizuar profilin e djaloshit që ka marrë përsipër të “luftojë” këtë ndotësin rus të Tetovës – Jugohromin. Kush është ky Arianit Xhaferi lideri i “Eco Guerllia-s” që ka marrë guximin ti kundërvihet kësaj qeverije dhe nga ana tjetër të fitojë simpatinë e gjithë tetovarëve për mënyrën se si e organizon, menaxhon këtë betejë të qytetarëve të Tetovës kundër vendimit të Qeverise të vazhdojë ti “mbyt” qetësisht tetovarët duke i lejuar pronarit rus të Jugohromit të vazhdojë me punë pa vendosur filterat në fabrikë.

Arianit Xhaferi deri para ca kohësh ishtë një anonim për opinionin befasisht tani është personi më i kërkuar i mediumeve në Maqedoni, Shqipëri e deri tek prestigjiozja ndërkombëtare Al-Jazeera.

Biografia e Arianit Xhaferi është shume pak e njohur për gjithkënd. Ai është një bashkëshort i lumtur dhe baba i një fëmije ndërsa është edhe menaxhues i një shkollës private për gjuhë të huaja “Lingua Star” në Tetovë.

Por a kanë gisht amerikanët në lidhje me protestat e fundit në Tetovë shtrohet pyetja siç e ka cekur gazetari kontravez Milenko Nedelkovski? Përgjigja është JO. Kjo është rezultat i asaj se shqiptarët në Maqedoni kanë njerëz të shkollluar, të mençur, të vetëdijësuar, që kane kuptuar seriozisht rrezikun nga helmi kancerogjen në Tetovë.

Por ajo që kemi analizuar tek lideri i “Eco Guerillas” Arianit Xhaferi është biografia dhe rruga e tij interesante deri në pozitën ku është sot. Arianiti në fillimet e punës së tij ka qenë përkthyes i të ndjerit Arbën Xhaferi, pastaj më vonë i Bardhyl Mahmutit, ka miqësi me ish-kryetarin e Tetovës Sadi Bexheti dhe kryetaren e tanishme Teuta Arifi. Ka pas miqësi edhe me ish-ambasadorin amerikan në Shkup Wolers. Ka qenë organizator i projekteve të ndryshme tek Këndi Amerikan në Tetovë, pjesmarrës aktiv në debatet me zyrtar të ndryshëm amerikan që jane zhvilluar tek Këndi Amerikan. Për nga përcaktimi politik është apartiak. Para vitit 2007 shpesh ka qëndruar në Tiranë për arsye të panjohura për ne. Ka qëndruar dhe punuar disa vite në Dubai, Afganistan dhe Irak. Arianiti disa vite është edhe bashkëpuntor i jashtëm i portalit Shqipmedia.

Shtrohet pyetja: Pse partite shqiptare nuk i “luftojnë” rusët e Jugohromit që helmojnë qytetarët? A kërkojnë amerikanët persona të rinj të pastër, të ditur dhe pa bagazh politik në Maqedoni, të lodhur nga partitë e deritashme? Koha do të tregojë të vërtetën….

Më poshtë ju sjellim foto nga historia e jetës së Arianit Xhaferit të marrë nga profili i tij në Facebook. Fotografi me ish-ambasadorin amerikan Wolers, diploma të ndryshme të marra nga zyrtar amerikan në Maqedoni, koha kur ka punuar ( apo noshta trajnuar ) në Afganistan etj etj…/Shqipmedia

27311_359697455768_5824104_n

68872_10151319679530769_1330669734_n

199664_10150141165880769_2540953_n

379460_10150505376070769_61911269_n

417669_10151543810570769_951368574_n

482183_10151543811475769_182789810_n

1916964_131371925768_6158343_n

10245374_10152796385646959_8360510809875808132_n

10409694_10152896807641959_2894751778128626580_n

10411332_10152621188010769_8033057728860624661_n

Arianit-Xhaferi

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top