Ekskluzive: “Adidas” i dhuron Edi Ramës 1 milion $ në shenjë falemnderimi për reklamën

-кроссовки-адидас.jpg

Kompania prestigjioze botërore “Adidas” ka dërguar një letër falemnderimi kryeministrit të Shqipërisë dhe një çek me vlerë 1 milion dollarë për shkak të reklamës që Edi Rama i bën këtij brendi ndërkombëtar mëson ekskluzivisht portali Shqipmedia.

Në letrën e kompanisë “Adidas” shkruhet:

I nderuari kryeministër i Shqipërisë Edi Rama. Ju falemnderit që keni zgjedhur brendin tonë për tu veshur dhe me këtë njëkohësisht gjatë evinimenteve politike ndërkombëtare na keni bërë reklamë që ne e çmojmë shumë. Me këtë rast si shenjë falemnderimi ju dërgojmë një çek prej 1 milion dollarëve dhe 100 palë atlete për raste tjera. Poashtu të gjithë punëtorë tanë nëpër botë do t’u rekomandohet Shqipëria si destinacion turistik ndërsa shpresojmë në një të ardhme të afërt që të hapim një fabrikë në Lezhë të Shqipërisë përfundon këtu letra e kompanisë “Adidas”.

Shënim: Ky lajmë është postuar në kategorinë e lajmeve freskuese verore jo ekzistente. Një dush i ftohtë nevojitet në këto temperatura të larta tropikale. Gëzuar!

Komentet
Top