Ekskluzive, Besa e Gashit hyn në Qeveri

gashi-zaev.jpg

Sot pa praninë e mediave është realizuar takim i kryetarit të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi dhe kryeministrit Zoran Zaev, për kyçjen e saj në Qeveri, meson “Nezavisen Vesnik”.

Zëdhënësi i kësaj partie, Orhan Murtezani për “Nezavisen Vesnik” tha se bisedimet për hyrje në qeveri janë në përfundim dhe se ditët në vijim edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.

“Për parimet e bashkëqeverisjes jemi mar vesh, ka mbetur pjesa e resorëve që do të jetë tema që do të përfundojë këto ditë . Për neve është e rëndësishme që të kontribuojmë në këtë kthesë të madhe për vendin , për shkak se ndodhemi në një fazë ku duhet të antarësohet vendi në BE dhe në NATO”, theksoi Murtezani.

Komentet
Loading...
Top