Loading...

EKSKLUZIVE: Dy “argatë” shqipfolës, janë autorë të rastit Sopoti

29468754_10213216527261017_2663061941802500096_o-750x430.jpg

Dy persona dyshohet të kenë vendosur mjetin shpërthyes në rrugën Sopot-Sushevë në 4 mars të vitit 2003, ku vdiqën dy ushtarë polak të KFOR-it, si dhe një përkthyes – shtetas i Maqedonisë. Të dyshuarit janë nga Maqedonia, gjegjësisht nga një fshat kufitar i Komunës së Likovës, shkruan gazeta KOHA. Që të dy për momentin jetojnë jashtë Maqedonisë, njëri në Francë, ndërsa tjetri në një vend tjetër të Evropës.

Identiteti i tyre është i njohur për redaksinë. Në drejtim të tyre janë duke u zhvilluar edhe hetimet e reja pas shpalljes së pafajësisë për 10 banorët e Sopotit, të cilët 15 vite me radhë u mbajtën pa të drejtë në burgjet e vendit.

Motivi për vendosjen e minës mund të gjendet në afërsinë e personave të dyshuar me strukturat maqedone dhe serbe të sigurimit të asaj kohe… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)

Komentet
Top