Ekskluzive: Ja për çka akuzohet Feta Halimi shpëtimtari i Selës

fafagg.jpg

Lista e personave të cilët dyshohen për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë tanimë është dërguar në çdo vendkalim kufitar.

Sipas kësaj çdo person emri i të cilit figuron në listë është i ndaluar të lëshoj Maqedoninë si dhe secili prej tyre që aktualisht ndodhet jashtë vendit, duhet të arrestohet dhe të dërgohet para organeve hetuese.

Por ajo që është për tu habitur është se në listë figuron edhe Feta Alimi, personi i cili i shpëtoi jetën kreut të ASH-së, Ziadin Selës. Alimi në një prononcim për mediat tha se është i shokuar nga fakti që ka parë vetën në listë bashkë me ata persona që atë natë dhunuan Kuvendin.

Ai bëri me dije se momentalisht gjindet jashtë shtetit, por se do kthehet për 3 ose 4 ditë në Maqedoni dhe se pafajsia e tij do të dëshmohet.

“Jam i shokuar që të më fusin me një thes me këta persona. Shyqyr që është dëshmitari gjallë Ziadini dhe gjithçka do të qartësohet. Momentalisht jam jashtë shtetit por brenda 3-4 ditëve kthehem në Maqedoni dhe do të paraqitem”, ka deklaruar personi që i shpëtoi jetën Ziadin Selës, Feta Alimi.

Mirëpo jozyrtarisht në kufijtë e thashethemeve flitet se AbdylFetah Halimi akuzohet se ka dhënë çelsat për t’u hapur dyert e kuvendit të Maqedonisë. I ka dhënë nën presionn e dhunës apo frikës kjo gjë nuk dihet ende. Ky është shkaku që mendohet se ndiqet Abdylfetahu. Nuk përjashtohet mundësia që ai të akuzohet se pse nuk ka reaguar si pjesëtaar i Sigurimit Shtetëror që mos hyjnë huliganët maqedonas.Shqipmedia

Komentet
Loading...
Top