Loading...

Ekskluzive: Në Itali kapen 8 ton drogë, dyshohet biznismeni nga Tetova

ve_1486882684-7220880.jpg

Policia italiane ka kapur një sasi rekord droge, plot 8 ton marijuanë, e cila fillimisht u raportua se ishte nisur me traget nga Shqipëria, dhe ka zbarkuar në portin e Ankonës.

‘Venezia Today’ shkruan se lajmi është mbajtur i fshehtë për të bërë të mundur gjurmimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. Sipas të njëjtave burime droga kishte kaluar qetësisht edhe portin e Ankonës, por shoferi nga Maqedonia i kamionit e kishte ndaluar atë në një pikë servisi.

Në operacion morën pjesë GDF e Ankonës dhe kolegët e tyre të Venecias. Mediat thonë se autoritetet e kishin pikasur drogën që në port, por e lejuan të dalë për të kapur edhe bashkëpunëtorët.

Policia italiane ka konfirmuar se janë sekuestruar 8 ton lëndë narkotike në Venecia duke shtuar se nuk mund të jepen të dhëna të tjera mbi hetimin për shkak të sekretit hetimor, por konfirmojnë që organizata kriminale është e drejtuar nga shtetas të Maqedonisë.

Portali Shqipmedia ka arritur të mësojë edhe identitetin e të dyshuarve dhe firmës që dyshohen në këtë aktivitet kriminal mirëpo atë do të botojmë pas disa ditëve kur të përfundojnë hetimet në Maqedoni. Duhet të cekim se të gjithëve do ju duket e pabesueshme se për cilën firmë dhe person bëhet fjalë. Shqipmedia

Komentet
Top