‘El Mundo Deportivo’ zbulon fituesin e ‘Topit të Artë’

futboll.jpg

E zbulon spanjollja “El Mundo Deportivo”, me burimet e saj pranë organizatorëve. Cristiano Ronaldo, sikurse do të njoftohet të hënën, në orën tetë të darkës, do të jetë zyrtarisht fitues i trofeut “Topi i Artë”, që jepet nga “France Football”.

Në fakt, ylli portugez i Real Madridit dhe klubi i tij e dinë këtë produkt të votimit. Të enjten e ardhshme, nëse nuk ka ndryshim të planeve, të dërguarit specialë të revistës franceze duhet të shkojnë në Madrid për të kryer intervistën tradicionale dhe foto me fituesin e trofeut të artë. Në parim nuk ka festë, as ndonjë dispozitë tjetër të veçantë për t’i dhënë çmimin CR7, përveç një akti në vetvete, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku ngjarja do të zhvillohet.Revista “France Football” pritet që të hënën e ardhshme, nga ora gjashtë e pasdites, të fillojë të zbulojë përmes jurisë votat për të gjithë kandidatët e mbetur në garë, duke përfshirë mbi 30 pretendentët për çmimin. Nga tetë prej tyre, që do të përzgjidhen edhe prej grupit televiziv “L’Equipe21”, do të dalë fituesi, Cristiano Ronaldo, dhe dy anëtarët e tjerë të podiumit. Në parim, Lionel Messi do të jetë “Silver Ball”, duke u lënë pas nga portugezi, i cili ka fituar dy tituj të rëndësishëm kontinentalë; Kampionatin Europian në Francë (me Portugalinë) dhe Ligën e Kampionëve (me Real Madridin). Mbetet për t’u parë se kush do të jetë i treti. Për çmimin “FIFA, The Best”, tre të propozuarit janë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezzman.Sipas informacioneve të “El Mundo Deportivo”, që zbulon para kohe fituesin e “Topit të Artë”, dy lojtarët e Barcelonës, Neymar dhe Luis Suarez, kanë qenë shumë të votuar nga juri të ndryshme, veçanërisht në Amerikën e Jugut dhe “CONCACAF”. Vetë “France Football” ka njoftuar se “Topi i Artë” për vitin 2016 do të zbulohet të hënën, më 12 dhjetor, në “Francefootball.fr” dhe kanalin “L’Equipe”. Ky do të jetë “Topi i Artë” numër 61 në histori? Më 12 dhjetor, ora 20 pm, do të zbulojë verdiktin e votimit të jurisë (173 gazetarëve nga mbarë bota).Çmim dhe skandal Kjo është disi e çuditshme, që Cristiano Ronaldo të marrë “Topin e Artë” mes skandalit që e ka përfshirë, lidhur me problemet financiare (fshehjen e të ardhurave) në të ashtuquajturat “parajsa fiskale”. Mos harroni se shpërblimi i “France Football”, në teori jepet jo vetëm për meritat si futbollist, por gjithashtu përfshin sjelljen e lojtarëve brenda e jashtë fushe. Kujtojmë se ky sezon i “Topit të Artë” jepet vetëm nga revista e njohur franceze, pasi “martesa” e saj me FIFA-n, që ndodhi në vitin 2010, mbaroi kësaj here.

Komentet
Top