Elhaida Dani prezanton Shqipërinë në Eurovision – VIDEO

Elhaida_Dani.jpg

Këngëtarja nga Shkodra, Elhadia Dani do e përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Këngës së Evropës, Eurovision i cili në majin e vitit të ardhshëm në Austri.

Dani ka marrë 82 pikë me këngën ‘Diell’ nga juria profesionale.

Këngëtarja që është shqiptarja e parë dhe e vetme që e ka fituar “The Voice of Italy” ka shkëlqyer në prezantimin e saj në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në vendin e dytë është votuar Bojken Lako Bend me këngën “Të ndjej”, ndërsa vendin e tretë e ka zënë këngëtarja kosovare, Linda Halimi me këngën “S’te Fal”.

Juria e cila përbëhej nga kryetar Agim Doçi, David Tukiçi, Fatos Baxhaku, Alida Hisku, Genc Dashi, Rona Nishliu dhe Evi Reçi vlerësuan në vend të dytë Bojken Lakon me këngën “Të ndiej”. Në vend të tretë kënga “S’të fal” e Linad Halimit.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=tjCnIn_GIeQ

Komentet

Leave a Reply

Top