Loading...

Elmedin Ademi zgjidhet menaxheri më i suksesshëm në Maqedoni – FOTO

elmedin-ademi.jpg

I pari nga e majta

Për të nëntën herë me rradhë këtë vit u nda çmimi “Sipërmarrës i vitit”, qëllimi i së cilës është të nxitet fryma sipërmarrëse në vend përmes promovimit të shembujve të suksesshëm.

Edhe këtë vit u zgjodhen menaxherat më të suksesshëm të mikro dhe ndërmarrjeve të vogla në Maqedoni. Paraselektimi për zgjedhje të “Menaxher i vitit 2015” ishte bërë në bazë të të dhënave nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë.

Për ndërmarrjet e vogla, çmimi i parë i takon Tomo Gjorgjieskit dhe Petar Vasileskit nga kompania “Laminati Kom”, Prilep, ndërsa çmimi i dytë Dejan Trajçev nga “Deni Milk”, Koçan.
Për mikro ndërmarrjet  çmimin e parë e fitoi Elmedin Ademi nga “Screen Media”, ndërsa të dytin Vlladimir Josifovski nga “Kala Plakat”.

Në Manifestimin, që mbahet vitin e nëntë me rradhë, e organizojnë Lidhja e odave ekonomike (LOE), Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore, Fondacioni i ndërmarrjeve dhe Qendra kombëtare për zhvillim të inovacioneve dhe mësimit sipërmarrës, është ndarë edhe çmimi special nga Ministria e Ekonomisë, këtë herë për gruan më të mirë sipërmarrëse, ndërsa e fitoi Aneta Mustafoska nga kompania “Isiglas”.

“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shumë të rëndësishme për gjenerimin e rritjes ekonomike dhe vendeve të reja të punës.  Masat qeveritare për përmirësim të vazhdueshëm të klimës së biznesit dhe reformat  paraqesin përkrahje reale  për kompanitë dhe  ekonominë e Maqedonisë në tërësi për çka flasin edhe rezultatet e rradhitjes ndërkombëtare”, tha ministri i Ekonomisë Bekim Neziri para ndarjes së çmimeve.

Fjalimi i Elmedin Ademit pronarit të “Screen Media”

прет (1)
Pershendetje të nderuar te pranishem

Është nder dhe privilegj për mua të kem paraqitjen Time para jush. Nderi është më i madh, sepse kjo mundësi më jepet të flas para Jush që më herët keni ecur nëpër rrugën të cilën e kalojmë ne afaristët e rinj.

Një biznes i suksesshëm i bën mirë jo vetëm vetes, por edhe komunitetit dhe vendit të vet.

Një biznes vizionar krijon mundësi punësimi, shikon punonjësit si aset, ka përgjegjësi sociale ndaj komunitetit që operon. Biznesi krijon mirëqenie jo vetëm për udheqësin e kompanisë, por edhe më gjërë.

Që të vazhdojmë të jemi një biznes i suksesshëm dhe të arrijmë objektivin tonë që e kemi vendosur, për një vizion, duhen njërëz të mëdhënj, dhe duhen më shumë se sa jemi.

Prandaj, është domosdoshmëri që në kompaninë tonë të përzgjedhim njerëz të rinj, plot energji, njohuri dhe ambicje për sukses. Nuk ka kombinin më të mirë se sa mençuria dhe përvoja me energjinë dhe entuziazmin.

Biznesi në kohën modern është shumë dinamik, është një punë me shumë sfida. Në biznes ka edhe paradokse, ku në të njejtin vend dhe hapësirë bashkë qëndron dashuria dhe ashpërsia. Dashuria për punë dhe sukses, kurse përballë janë problemet dhe pengesat që të dalin përpara. Pavarësisht natyrës dhe karakterit tend, në biznes je i detyruar të zbatosh rregullat e tregut.

Biznesi është një lojë e bukur dhe bëhet akoma më bukur kur ka lojtarë të mirë.

Të nderuar të pranishëm;

SI DO TË ECIM NË VAZHDIM?

* Do të themelojmë departamentin për Kërkim – Zhvillimit, ku do të nxisim kreativitetin brenda kompanisë. Për të gjetur zgjidhje të reja, rrugë të reja, projekte të reja. Dhe me këtë edhe mundësi të reja.

* Do të vazhdojmë të kujdesemi për punonjësit tanë. Motoja jonë është: Punonjës të kënaqur – klientë të kënaqur.

* Do të vazhdojmë të rrisim njohuritë dhe përgatitjen profesionale. Mund të bëhemi më të mirë, pavarësisht se ku ndodhemi.

* Do ti kushtojmë kujdes të vazhdueshëm sistemit të matjes së performancës.

* Fokus në funksionimin e CRM, sistem menaxhimi i marrëdheniës me klientin.

* Do kujdesemi që të afrojmë pranë vetes njerëzit më të mirë.

Të dashur miq, të gjitha këto nuk janë thjesht fjalë. Ne udhëhiqemi edhe nga bindjet tona, të cilat janë në harmoni me ligjet e suksesit në biznes dhe në jetë, janë bindje që dalin nga mendja dhe zemra ime.

Ne kemi një objektiv të madh, një ëndërr të madhe: të kemi një brend të njohur në të gjithë botën, të jemi një ndër 5 kompanitë më të mëdha në Ballkan në industrin e marketingut të jashtëm.

Në fund, duke ju falemenderuar për vlerësimin e dhënë dhe duke ju dëshiruar suksese në jetën Tuaj, më lejoni që sinqerisht dhe nga zemra të falemenderoj ekipin e “Screen Media” që bëjnë punën e tyre në mënyrë të palodhëshme për të arritur qëllimet strategjike të kompanisë tonë. Ky shpërblim u dedikohet Juve!

Falemenderit Zotit që na dha shëndet dhe na mundësoj të arrim deri këtu ku jemi sot.

Falemenderit dhe familjes sime, motorit kryesor dhe motivuesit tonë.

Falemenderit të gjithëve për mbështetjen e dhënë.

Komentet

0 thoughts on “Elmedin Ademi zgjidhet menaxheri më i suksesshëm në Maqedoni – FOTO”

  1. Ilir says:

    e pse mos te pretendojne akoma keta pisa,kur kemi nje qeveri maskarenjsh me nje hajvan ne krye,do bejne c’te duan,por ora e kuq e zinjve po afron,me 23 qershor berisha le amanetet e fundit per tu drejtuar gjykatave dhe me pas b urgut qe e pret,ose ndryshe,do te zhduket sa te marri vesh qe ka humbur…

Leave a Reply

Top