Loading...

Elon Musk planifikon internet falas për tërë botën

Screenshot_7-11-739x450.jpg

Elon Musk, vizionari i cili krijoi PayPal, automobilat Tesla, SpaceX, dhe synon t’i ndërtojë “Qytetet Solare” (Solar Cities), tashmë e ka edhe një ide brilante, njofton Klan Kosova.


Ai planifikon t’i lansojë 4.000 satelitë në orbitën e ulët me qëllim që globalisht të ofrojë qasje falas në internet.

SpaceX, kompania e miliarderit, në janar e ka bërë të njohur kornizën fillestare të planit, ndërsa javën e kaluar ia ka parashtruar kërkesën zyrtare Komisionit Federal të Komunikimeve.

Nëse kjo ide nuk do të ketë pengesa të mëdha, sistemi global i internetit falas satelitor mund të jetë operacional brenda pesë vjetësh. Modeli i këtillë është propozuar edhe në të kaluarën nga kompanitë si Google dhe Samsung, por SpaceX tash e ka harduerin e nevojshëm.

Komentet
Top