Loading...

Elvana Gjata pas ngjarjes në bllok merr një goditje tjetër

bllok-elvana-681x382.jpg

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka filluar të humbasë shumë nga audienca e saj që pasi u përfol se ishte ‘molla e sherrit’, për krimin e ndodhur në zonën e Ish-Bllokut më datë 4 tetor. Madje kjo gjë vihet re edhe në profilin e Instagramit të këngëtares.

Shumë nga fansat kanë ndaluar së ndjekuri yllin shqiptar në rrjetet sociale dhe kjo tregon se ata nuk duan më të jenë të informuar për përditshmërinë e Elvanës, pavarsisht se kjo e fundit nuk ka qenë më aktive që pas ndodhjes së krimit.

Nga 1.2 milion fansa që ka patur, tashmë Elvana Gjata ndiqet vetëm nga 1.1 milion persona, dhe rrjedhimisht më shumë se 100 mijë fansa kanë ‘hequr dorë’ prej saj.

Mbrëmjen e 4 tetorit të këtij viti, në lokalin “Monopol” në zemër të Ish-Bllokut në kryeqytet, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes. Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media