Loading...

Emrat shqiptarë të përfshirë në “Panama Papers” po vijnë

euro-96289_960_720.jpg

Po vijnë edhe emrat e përfshirë nga Shqiperia në “Panama Papers”. Drew Sullivan, drejtori i OÇRP (Organizata për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit), e cila operon në Evropën Lindore, Ballkan dhe Rusi, shumë shpejt do të sjellë emrat e përfshirë në “Panama Papers”.“Jemi ende në proces. Ende nuk janë hapur në mënyrë të thelluar dokumentet nga Shqipëria. E nisëm me Rusinë, që kishte shumë materiale, pastaj Serbinë, Rumaninë, Çekinë. Njerëzit janë duke punuar dhe ne do t’i japim emrat, sa më shpejt të jetë e mundur”, shprehet ai në një interviste për portalin ‘Dritare’.

Sullivan nënvizon se, për ta bërë këtë, gazetarët shqiptarë do të shkojnë në Bosnjë, ku OÇRP ka qendrën.
I pyetur se në median shqiptare është thënë që në “Panama Papers” ka emra të rëndësishëm nga Shqipëria dhe kjo duhet të ketë dalë prej gazetarëve që punojnë me OÇRP, Drew Sullivan, përgjigjet prerë:

“Kush e thotë këtë? Gazetarët të cilët po punojnë me ne, kanë rregulla strikte bashkëpunimi dhe ju është bërë e qartë të mos komunikojnë me askënd. Mesa di unë, ata e kanë mbajtur fjalën. Nuk besoj të ketë folur asnjë prej tyre. A ka emra shqiptarësh të rëndësishëm? Unë i di emrat, por urrej të flas para kohe. Kjo është një maratonë, jo një sprint”, përfundon Sullivan.

Komentet

Leave a Reply

Top