Ëndrra amerikane, hapet lotaria “Green Card”

8570C5E3-2AAC-45D5-9956-DC63716790B1_mw1024_mh1024_r1_s.jpg

Sot fillon lotaria amerikane dhe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për të provuar shansin për realizimin e asaj që njihet si “ëndrra amerikane”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dhënë vazhdimisht këshilla për procesin, duke rekomanduar që të aplikohet herët dhe më e rëndësishmja, vetëm një herë.

“Këshilla ime kryesore: aplikoni herët, por ama vetëm një herë!”, thuhet në një njoftim të publikuar nga ambasada muajin e kaluar në faqen e saj në Facebook.

Për më shumë informacione, ambasada ka vënë në dispozicion të ndjekësve të saj në rrjetet sociale një hashtag në lidhje me këtë temë.

Por ky vit mund të jetë edhe i fundit që shteti amerikan ofron lotarinë, pasi administrata e presidentit Donald Trump ka paralajmëruar për forcimin e rregullave të emigracionit, që rrjedhimisht përfshijnë edhe lotarinë amerikane.

https://www.dvlottery.state.gov/

Komentet
Top