Era e ndryshimeve, Mbreti saudit pret kardinalin më të lartë të Vatikanit

712c8bce-05ab-43d6-9f52-82ff3d61c054_16x9_788x442.jpg

Era e ndryshimeve që ka përfshirë Arabinë Saudite, ka prekur dhe dialogun ndërfetar.

Kështu, së fundi në Mbretëri ka qenë një ndër figurat më të larta të Vatikanit, Kardinali Jean-Louis Pierre Tauran, që është dhe presidentin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar në shtetin që përfaqson selinë e katolicizmit në botë.

Njeriu i Papës u prit nga Mbreti Salman bin Abdulaziz në pallatin mbretëror al-Yamamah, ku mes tyre u theksua rëndësia e rolit të ndjekësve të feve dhe kulturave në heqjen dorë nga dhuna, ekstremizmi dhe terrorizmi.

Ata u puqen në idenë se roli i tyre në sigurinë dhe stabilitetit në botë duhet të jetë përcaktues.

Komentet
Loading...
Top