Erdhi koha ta njohim gruan që e bëri baba për herë të parë Noizyn (Foto)

auto_noizy_1488896096-2739342-650x3581488900982.jpg

Emri i reperit Noizy është pothuajse gjithmonë prezent në media.

Qoftë për suksese në muzikë, sherre, apo edhe lidhje me femra seksi.

Të gjithë e dinë madje që ai ka qenë me një vajzë të quajtur Droina e nga dashuria e tyre disa vjeçare pati ardhë në jetë Leandra.

Reperi i njohur pas ndarjes është rikthyer nga Anglia në Shqipëri për ta vazhduar karrierën e bujshme muzikore ndërsa me vajzën e tij është marrë ish- partnerja, nëna e voglushes.

Femra që e bëri Noizyn baba për të parën herë po vazhdon jetën e saj në Londër pa qenë pjesë e lajmeve rozë por tashmë erdhi koha ta njihni nënën e Leandrës.

Në disa fotografi të publikuara në media të dyja bashkë shihet se po kalojnë momente të këndshme bashkë ndërsa vajza e Noizyt takohet edhe me babain kurdo që dëshiron.

Komentet
Top