Erërat e luftës, cila është motra e liderit “strateg” të Koresë së Veriut

0-1.png

Është lëvizja e fundit e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong, në vazhdën e ofendimeve që Donald Trump ka bërë ndaj tij. Në një fjalim, të premten më 22 shtator ai u quajt si “Rocket man” nga presidenti amerikan, ndërsa Jong nuk nguroi ta quante atë “një burrë të vjetër që bën humor”. Sigurisht që Kim u shpreh në gjuhën koreane, por në versionin anglisht do të dilte shprehja e tij “dotard”, që në anglishten e vjetër do të thotë “njeri me aftësi të kufizuara të mendjes”. Sipas gjuhëtarëve kjo fjalë daton herët që në shekullin XIV dhe është përdorur dhe nga Shekspiri. Siç duket në Korenë e Veriut është gjetur vetëm një fjalor i vjetër i dy gjuhëve i anglishtes dhe gjuhës koreane. Nga ana tjetër kjo fjalë nuk mund të jetë përdorur rastësisht, por për të nxjerrë në pah më shumë efektin. Kjo, pasi propaganda punon edhe kështu. Korea e Veriut ka treguar se është e rafinuar kur bëhet fjala për propagandë. Në fakt shtypi amerikan është marrë me fjalën “dotard” duke e parë atë si një mesazh kërcënues nga lideri korean.

Propaganda dhe agjitacioni

Aparati i komunikimit i PyonGyang, kryeqytetit të Koresë është emëruar zyrtarisht Departamenti i Reklamimit dhe Informacionit, por është i njohur më shumë si Departamenti i Propagandës dhe Agjitacionit. Ajo udhëhiqet nga Kim Yo-Yong, motra tridhjetë vjeçare e Marshallit. Një grua e fuqishme e cila qëndron pas çdo vendimi të rëndësishëm politik, por që shfaqet rrallë në publik. Është një fytyrë pak e njohur krahasuar me Ri Chun Hee, prezantuesen 74 vjeçare, e cila shfaqet ccdo ditë në ekranin e Republikës Popullore Demokratike të Koresë e veshur me veshje tradicionale rozë, duke lexuar suksese dhe lajme shpesh jo të mira për Korenë. Edhe fjalimi i 22 shtatorit, në fakt, nuk u dha personalisht nga Kim Jong, i cili u limitua me një foto me fletë në dorë, i ulur në dorë. Ndërsa në tv, teksti i plotë u lexua me një zë të keq nga Ri Chun Hee. E reja Kim Yo-Jong dhe Ri Chun Hee janë lajmëtaret e projektit të madh të Kim III.

Suksesi i parë

Ofensiva sulmuese (përsëri e ndezur nga Trump), ka lejuar Kim Jongun të arrijë një objektiv taktik: drejtohuni drejtpërdrejt presidentit amerikan duke vënë Japoninë dhe Korenë e Jugut në margjina, të cilat janë gjithashtu dy vendet më të kërcënuara nga raketat e saj. Trump ndihet i detyruar të replikojë lëvizjen e çdo kundërshtari me shkrimet në Twitter, duke e lejuar PyonGyang të flasë në mënyrën e vet.

Imazhet e raketave dhe bomba

Departamenti i Propagandës dhe Agjitacionit, është selia qendrore që përzgjedh dhe shpërndan imazhet e testeve të raketave të Koresë së Veriut. Dhe duke nisur që nga viti i kaluar filloi të publikoheshin foto dhe filma gjithnjë e më të detajuar mbi raketat. Ashtu si imazhet me Kim që inspekton një sferë metalike dhe pastaj një shtresë të jashtme xhamash, që do të ishin kontejnerët atomikë miniaturë, gati për tu montuar në kokën e një rakete. Marrë nga kamerat ato i treguan botës, edhe testin e raketave balistike Hwasong, që më 15 shtator fluturoi mbi Japoninë: është parë përdorimi i një lëshuesi celular Tel (Transporter elector launcher). Kamioni i madh Tel ishte i paprekur pas testit të zjarrit dhe aftësia e Koresë së Veriut për të lëvizur vazhdimisht raketat e saj konsiderohet si një nga kërcënimet më serioze, sepse redukton në një masë të madhe mundësinë e neutralizimit nga amerikanët. Si përfundim: Koreja do të ketë një raketë bërthamore operacionale dhe dëshiron ta provojë atë në botë. Propaganda e ndihmon të kalojë mesazhin: “ne duam të vendosim ekuilibrin e fuqisë së vërtetë, atë bërthamore, sepse amerikanët nuk mendojnë më për një opsion ushtarak”.

Motra e Kim

Kim Yo-Jong është mjeshtre e ceremonive të regjimit, por edhe dora që drejton propagandën. Që prej korrikut të vitit 2015, ajo do të merrte drejtimin e Departamentit të Propagandës dhe Agjitacionit, duke zënë vendin e plakut Kim Ki-Nam, i cili i mësoi me durim profesionin. Dhe vëzhguesit e Koresë së Veriut ranë dakord, ta përcaktojnë atë si drejtoreshën e duhur të shumë iniciativave për të mbështetur të vëllain dhe për të ushqyer kultin e personalitetit të tij. Thonë që ishte ideja e saj, që Kim të krijonte në publik imazhin e “një udhëheqësi pranë popullit”, duke nisur kështu një sërë vizitash nëpër fabrika, pallate, kopshte e shkolla. Po kështu është ideja e saj për të “hapur” vendin ndaj vizitorëve të huaj, duke i dhënë një shtysë më të madhe kontakteve dhe turizmit.

Kolegji në Zvicër

Por cili është shkollimi i saj? Shumë kohë informacionet mbi të kanë qene të limituara dhe ajo çfarë dihet është mbledhur nga disa specialistë. Në veçanti Michael Madden ka ndihmuar për të ndërtuar profilin e saj. Kim Yo-Jong ndoqi për disa vite të njëjtën shkollë në Berna, në Zvicër, ku ka studiuar dhe vëllai i saj. Pra edukimi i tyre është pothuajse i njëjtë, dhe kanë qene si dy miq me njëri tjetrin, Dëshmitë pohojnë se Kim Yo-Jong gjithmonë është shoqëruar nga disa gra në lëvizjen ndërmjet rezidencës dhe institutit. Pra, e kujdesshëm dhe e vëmendshme, për të humbur çdo gjurmë protagonizmi. Pastaj, në vitin 2000, do të kthehej në atdhe, për të nisur punën në mbështetje të vëllait. Lidhja mes tyre do të bëhej më e fortë edhe nga përvojat personale, si vdekja e prindërve apo nevoja për të marrë përsipër udhëheqjen e vendit.

Shfaqja e parë në publik

Rreth vitit 2007, Kim Yo-Jong bashkohet me partinë dhe dy vjet më vonë – nëse të dhënat e ekspertëve janë të drejta – shfaqet për herë të parë në publik, në anën e Kim në Universitetin Bujqësor të Wonsan. Prania tregon rëndësinë e saj dhe paraprin promovimin e saj në 2013, në krye të kryesisë së presidentit. Së fundi, detyra më e rëndësishme, si “udhëheqëse” e orkestrës propagandistike, edhe pse titulli është thjesht formal. Është e rëndësishme të theksohet se Thesari i Shteteve të Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit të OKB- së janë dënuar me sanksione nga aparati i udhëhequr nga vajza, pasi e konsiderojnë atë një qendër të rëndësishme. Pak javë më parë, burimet amerikane kishin sugjeruar se dënimi i nisur nga Kombet e Bashkuara pas testit bërthamor, do të kishte përfshirë edhe atë, ndërkohë që e kishin kursyer.

Komentet
Top