Loading...

Ergys Kaçe gjen ekip të re

kace1.png

Gjatë janarit pritet të ndryshojnë ekip disa lojtarë shqiptarë, ndër ta edhe Ergys Kaçe.

Mesfushori shqiptar pritet të largohet nga PAOK, këtë radhë jo formë huazimi, por për një transferim përfundimtar.

Për Kaçen ka filluar të interesohet skuadra qipriote e APOEL Nicosias, e cila drejtohet nga ish-trajneri i PAOK’ut, George Donis.

Ky i kishte dhënë mundësinë futbollistit shqiptar në sezonin 2012-2013 të binte në sy në radhët e skuadrës së pare, duke e aktivizuar rregullisht edhe në arenën ndërkombëtare ndonëse atëherë ishte ende një adoleshent.

Apoel Nicosia sivjet morri pjesë në fazën e grupeve të Champions League, por përfundoi e fundit në grup, edhe pse kishte pikë të barabarta me Borussia Dortmundin.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media