Erjon Bogdani nis karrierën si trajner në Itali

erjon-bogdani-1.jpg

Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Erjon Bogdani pritet të nisë karrierën si zv.trajner në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se Bogu mund të jetë zv.trajneri i ri i skuadrës Saleritana që ndodhet në Serinë B.
Sipas “Radio Neë Generation” ish lojtari i Sienës i është sugjeruar Lotitos nga drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare i cili është po me Kombësi Shqiptare – shkruan “Tutto Salernitana”.
Ky i fundit nuk ka probleme për transferimin në Salerno sepse bashkëshortja e tij është nga ky vend (salerniane).

Komentet

Leave a Reply

Top