A është kjo fotoja-hit e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi?

TurkeyMilitaryCoupJPEG-28500_1468631246-kKPB-U2eM4NRhN8eJ4eM-1024x576@LaStampa.it-1.jpg

E gjithë ajo çka ndodhi në Turqi mesnatën e së premtes duke u gdhirë e shtuna, është fiksuar pa dyshim dhe në qindra sekuenca filmike e mijra foto.

Ato janë pasqyruese të atye situatave të jashtëzakonshme, të cilat shpalosin dhe shpirtin e një kombi në momente dhe kohë historike

Dhe në morrinë fotove që vijnë nga terreni, atje ku u përballën njerëzit e thjeshtë, qindra e mijra, me forcat puçiste, vjen dhe kjo ku një djalë i bëshëm është shtrirë poshtë një tanku, ngjashëm si studentët kinezë në sheshin Tianmen, këtu e 26 vite më parë, gjatë protestave antikomuniste në Pekin.

Dhe kjo pamje, për momentin është hiti i rezistencës popullore kundër grushtit të shtetit në Turqi, tashmë të dështuar.

TurkeyMilitaryCoupJPEG-28500_1468631246-kKPB-U2eM4NRhN8eJ4eM-1024x576@LaStampa.it-1

13669735_10205815705426430_3294631407571626397_n

Komentet
Top